Dita e Dëshmorëve, Ahmeti: Sakrifica e tyre heroike meriton respektin më të madh

0
55
Sot, me rastin e 5 Majit – Dita e Dëshmorëve, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka kujtuar të gjithë ata që ia falën jetën e tyre atdheut. Ahmeti thotë se sakrifica e tyre heroike meriton respektin më të madh.
Statusi i plotë i Ahmetit:
Nuk ka forcë fjala të përshkruajë madhështinë e bijve dhe bijave që në çdo kushtrim lirie me jetët e tyre i falën përjetësi atdheut.
Asaj sakrifice heroike që i jep kuptim të tashmes i përulemi përjetësisht me respektin më të madh, me peshën e amanetit të tyre burim frymëzimi e force në mendje e zemër.
5 Maji është një trokitje e fortë në ndërgjegjen e mbarë kombit që të ruhet i pashuar flakadani i atdhedashurisë njësoj si ata që e deshtën lirinë e atdheut më shumë se jetën e tyre.
Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here