Caktohet takimi i parë mes Putin dhe Zelensky?Liderët të ftuar në samitin e G20

0
58

Presidenti i Indonezisë mund të jetë lideri që po organizon takimin e parë të mundshëm midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin që nga fillimi i luftës.

Indonezia aktualisht kryeson grupin e 20 (G20) ekonomitë kryesore dhe presidenti i saj Joko Widodo ka ftuar Zelenskyn dhe Putin në samitin e liderëve në nëntor.

Ai ishte përballur me presionin nga vendet perëndimore – përfshirë Britaninë e Madhe – për të përjashtuar liderin rus, por presidenti i Indonezisë tha se donte të “bashkonte” G20.

Jokowi, siç njihet zakonisht presidenti indonezian, foli së fundmi me Zelensky dhe hodhi poshtë kërkesën nga Ukraina për armë, ndërsa politika e jashtme e vendit të Azisë Juglindore përpiqet të ruajë neutralitetin strategjik.

Në një deklaratë në internet, Jokowi tha se ai i kishte shprehur shpresën e tij presidentit ukrainas se “lufta mund të përfundojë së shpejti dhe zgjidhjet paqësore mund të arrihen përmes negociatave”.

Ukraina nuk është anëtare e G20, por lejohet të ftohen vende mysafire.

Një zyrtar i lartë i qeverisë ukrainase tha se pjesëmarrja e Zelenskyt do të “varet kryesisht nga situata në fushën e betejës”.

Jokowi tha se Putin planifikoi të merrte pjesë, por Kremlini tha se kjo nuk ishte vendosur ende./Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here