Bllokimi i Kuvendit/ Deputetët e VMRO-së zbulojnë: Opozita shqiptare dhe maqedonase, me një qëllim!

0
34

Duke folur për bllokimin e paralajmëruar nga VMRO-ja, deputetët opozitarë, Vllado Misajllovski dhe Antonio Milloshoski në një prononcim për indeks.mk kanë nxjerë zbuluar kolegët e tyre deputet nga partitë shqiptare.

Misajllovski tha se është e nevojshme bashkimi I të gjithë partive politike opozitare, njofton indeks.mk

“Është e nevojshme bashkimi i të gjithë partive politike opozitare”, tha shkurt Misajllovski

Kolegu i tij, Milloshoski ka thënë se qëllimi i partive opozitare është i njëjtë.

“Ky hap i VMRO-së kontribuon në qëllimin e përbashkët të të gjitha partive opozitare. Ne vlerësojmë se është e mirë që VMRO-ja, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, kanë qëllim të përbashkët”, ka deklaruar Milloshoski.

Kujtojmë, Aleanca për Shqiptarët kishte koalicion public me partinë opozitare VMRO-DPMNE në zgjedhjet locale, kurse Lëvizja Besa e Bilall Kasamit ishte ajo që e lëshoi shumicën parlamentare për tu bashkëngjitur “shumicës” së paralajmëruar nga VMRO-ja e Taravari e cila dështoi./indeks.mk/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here