VMRO DPMNE-së dhe Levicës ju pengojnë shqiptarët në drejtim të shtetit

0
63

Paralajmërimin e djeshëm se do të iniciojë bllokadë aktive të Kuvendit nga 10 maji, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, e përsëriti edhe sot. Thotë se ardhmëria nuk mundet të planifikohet në Reçicë të Vogël, duke shtuar se do ta bllokojnë Kuvendin derisa të organizohen zgjedhje të parakohshme.

“Do të vijojnë edhe më shumë hapa, me këtë vetëm po fillojmë. Nuk mund të lejoj që ardhmëria e Maqedonisë të planifikohet në Reçicë të Vogël. Ardhmërinë e Maqedonisë do ta caktojnë qytetarët e Maqedonisë. Kjo nuk do të zgjasë 1, 2 ,3 ose 5 ditë, kjo do të zgjasë me javë, ndoshta edhe me muaj derisa kjo Qeveri më në fund vetëdijesohet dhe ulet të bisedojë me opozitën për të organizuar zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar I VMRO-DPMNE-së.

Për partinë në pushtet, LSDM, asgjë nuk duket e re. Koordinatori i grupit parlamentar, Jovan Mitrevski thotë se deputetët e VMRO-DPMNE-së vazhdimisht po e bllokojnë Kuvendin.

-Ai dje paralajmëroi megjithatë realiteti është i ndryshëm. Ne nuk mundemi të themi se opozita deri më tani është sjellë në mënyrë të ndryshme. Të gjithë jemi dëshmitarë se gjatë gjithë kohës së funksionimit të këtij mandati, Kuvendi ballafaqohet me bllokada dhe obstruksione nga opozita. Sot kemi situatë, përkatësisht gjatë këtyre dy vjetëve kemi situatë me 50-60 ligje që janë të bllokuar nga ana e opozitës ose me amendamente ose me moscaktim të seancave të komisioneve- pohoi Jovan Mitrevski, LSDM.

Qytetarët kërkojnë konstruktivitet e jo sjellje destruktive, thonë nga BDI-ja.

Nga ASH-ja pa qëndrim konkret nëse si opozitë do ta përkrahin bllokadën e VMRO-DPMNE-së.

Mickoski dje paralajmëroi se do t’i propozojë grupit të deputetëve të partisë së tij që të ngritin bllokadë aktive në Kuvend duke nisur nga 10 maj me qëllim që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai tha se planifikojnë që përmes dorëzimit të një numri të madh amendamentesh ose me fjalime të gjata në seancat e komisioneve dhe kuvendore, të bllokohet gjithçka përveç ligjeve për rroga më të larta ose për ndihmë tjetër për qytetarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here