Njerëzit tregojnë si u pushuan nga puna në mënyrën më të papritur

0
46

1.

“Unë mora një ditë pushim sepse kisha arsye. Më duket se do të vizitohesha, s’e kujtoj mirë, por isha 7 muajshe shtatzënë. Kur u ktheva në shtëpi më telefonon dikush nga puna dhe më kalon shefin. Ai pa shqetësuar fare më thotë se meqë kishin probleme me buxhetin duhet të hiqnin dikë nga puna dhe duke qenë se isha shtatzënë, ky njeriu duhet të isha unë. Ishte largim i tmerrshëm!”

2.

“Punoja si asistent ligjor në një firmë. U ftoha dhe mora një ditë pushim. Disa orë më vonë, më telefonuan për të më thënë se isha e pushuar nga puna.”

3.

“Unë s’kam qenë fare prezent kur më kanë pushuar nga puna. Punoja në një dyqan këpucësh dhe u shkëputa për 2 javë pushime, sigurisht duke i njoftuar. Sapo do nisesha për fluturim i dëgova mesazh menaxheres time për t’i thënë të më njoftonte për turnin kur të kthehesha. Më tha se do ta bënte, por s’dëgjova më kurrë prej saj.”

4.

“Me mua abuzoi seksualisht një nga punonjësit gjatë një nate që dolëm të gjithë dhe unë e raportova si rast tek menaxheri. Kur i thashë që do ta denoncoja në polici, më pushoi sepse njeriu që do akuzoja i sillte më shumë të ardhura kompanisë në fund të muajit dhe të mbante atë në punë ishte shumë më e rëndësishme se siguria ime.”

5.

“Mua më pushoi nga puna babai i shefit sepse isha shumë intensive dhe s’i pëlqente që isha shumë e kualifikuar për punën time.”

6.

“Kisha një menaxher që na quante gjatë gjithë kohës psikopatë, fliste me punonjësit për punonjësit e tjerë. Ishte kaq toksik. Fillova të shihja për një vend tjetër pune. Bëra gafën e madhe që ja tregova një kolegu dhe e gjeta veten të pushuar ditën tjetër.”

7.

“Mua më hoqën nga puna sepse shefit tim s’i pëlqente të kishte njerëz vegjetarianë vërdallë.”

Burimi: BuzzFeed

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here