Shqiptarët e Krahinës së Preshevës do të duhej të kenë vende të rezervuara për Parlament të Serbisë

0
82

Me rastin e shpalljes
së zgjedhjeve të parakohshme për Parlamentin e Serbisë për datën   3
Prill.

Subjektet politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë duke përpiluar dhe renditur në një listë të vetme do të fitojnë më shumë vende në Parlament të Serbisë.

Duke garuar në një
listë përbashkët Shqiptarët, do të jenë një zë i përbashkët në këtë Parlament
të Serbisë, do përfaqësohen në legjislativ dhe ekzekutiv  por edhe do të
investohet më shumë në infrastrukturë dhe kështu ndoshta do të mundë të ndalet
pasivizimi, shpërngulja, zhvendosja dhe dëbimi për shkak të mungesës së
infrastrukturës, diskriminimit të pareshtur dhe mos përfaqësimit si duhet.

Për shkak ndarjeve,
përçarjeve të partive politike shqiptare në këtë rast u shpërndanë votat dhe
kjo çështje do të rregullohet vetëm përmes përpilimit dhe garimit me një listë
të përbashkët të shqiptarëve të kësaj krahine.

Në legjislaturën që po shkon tri ulēse  nē Parlament të Serbisë kan marrë me vota dhe ishin në koalucion me Përfaqësyesit e Krahinës së Sangjakut, që po ashtu ishin tri ulëse e që përbënin një grup parlamentar.

Është domosdoshmëri e kohës të rezervohen gjashtë   ulëse në parlament dhe katēr vende do ti fitojm me vota të drejtëpërdrejta,

-Të ndryshohet  ligji
zgjedhor, që në komisione të nivelit republikan  për zgjedhje edhe
shqiptarë,

-Të  ulët
pragu zgjedhor për deputet për pakicat kombëtare dhe

-Kjo Krahinë të jetë
një zonë e veqantë zgjedhore, si një  Krahinë shqiptare  me veqori të
posaqme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here