20.8 C
Skopje

“Më ka thirrur 10 herë me telefon”/ Titulli i gazetës kosovare që ‘trazoi’ ambasadoren amerikane

Shpallja e pavarësisë së Kosovës në 17 Shkurt 2008, ishte lajmi kryesor në të gjitha mediat e shkruara, elektronike dhe televizive.

Një ndodhi interesante vjen nga Prishtina, në të cilën gazeta e njohur “Express” vendos ta hapë editorialin me një titull tepër intersant. Është një titull fyes dhe sharës në gjuhën angleze.

Por si ndodhi që ky titull të përdorej në atë kohë edhe nga ambasada amerikane, e cila ishte nën ethet e reagimeve ndërkombëtare.

Kryeredaktori i “Express”, atë kohë ishte Berat Buzhala, gazetar i njohur në qarqet mediatike shqiptare.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Buzhalla shkruan për ditën e shënuar, titullin intersant dhe reagimin e pandalshëm amerikan.

Shkrimi i plotë

Qe qysh është e vërteta e kësaj balline.

Gjithe atë dimer të vitit 2008 ne si redaksi e Expressit patëm mendu “athu qysh duhet me e qitë titullin, ditën kur shpallet pavaresia?”.

Ne mendje kemi pase shume tituj. Prej titujve ne gjuhen serbe, pra me mesazhin e njejte sikur ky ne gjuhen angleze, e deri ne tituj ne gjuhen shqipe, gjithashtu me mesazhin e njejte sikur ky ne gjuhen angleze. Ne thjeshte e dinim qe duhemi me u pershendete me keto tri figura, edhe ate ne menyre jo shume te kulturuar. Shume pak kujtime te mira kemi pase me Jugosllavine, edhe te paren edhe te dyten, sa per me i lane vend ndarjes normale.

Ne nderkohe, kur ne po e vrisnim mendjen per titullin, per ballinen, per intervistat dhe gjera si keto, mu si kryeredaktor te Expressit, bashke edhe me kolegun e Kohes Ditore, ne ate kohe Agron Bajrami, ka mundesi edhe dikush prej Zerit, na thirren ne Ambasade Amerikane, me u taku me Tina Kaidanow, ambasadore.

Takimi kishte ndodhur ne fund te janarit te vitit 2008, kurse ambasadorja na thirri me na tregu qe shume shpejt do te ndodhe akti i shpalljes se pavaresise – data po mbahej sekrete – por qe ne si media duhej te ishim te matur, te mos benim tituj provokues, te mos ngjallnim frike te serbet lokale, te mos i trimeronim shumicen shqiptare, etj. Me pak fjale, po na mesonin qe te ishim te kujdesshem, sepse flitej shume qe Beogradi kishte mundesi t’i organizonte serbet lokale qe te iknin me traktore dhe vetura per Beograd, diten kur te shpallet pavaresia, ne menyre qe ta demtonte ne syte e botes vete aktin e shpalljes.

Pra, kerkesa amerikane ishte, jo tituj provokues, jo nxitje te urrejtjes, jo nxitje te dhunes, por tolerance, paqe dhe mirekuptim.

Pas ketij takimi u takova me ortaket, ata me te cilet ishim bashkepronare, Buja e Akani, por edhe ata me te cilet po bisedonim per titullin e ballines, Dugi, Mirena dhe Petrit Selimi, qe ishin edhe bashkethemelues te Expressit, por qe secili kishte levizur ne drejtime te ndryshme.

“Amerikanet po lypin mos me provoku me titull”, po get duhmi me qene te kujdesshem. Ani de, thojshin keta, na po e mendojme far titulli interesant, e mandej nese dojme e qesim nese dojme nuk e qesim.

Erdhi 16 shkurti i vitit 2008. Une po ngurroja, sepse e kisha dhane fjalen ne Ambasade se kemi me qene te matun dhe joprovokativ. Ne anen tjeter adrenalina ish rrite. U mbledhem ne mbramje ne redaksi. Titulli inicial, ka qene Fuck YOU, me keto tri figurat, Pashiqin, Titon e Slloben. Pra mesazhi ishte per keta tre diktatore dhe per cdo gje qe keta e kane bere ne vendin tone.

Deshironim te flisnim ne emen te krejt viktimave, ne emen te vrareve, te persekuturareve, te ketyre 100 viteve pushtim.

Ka qene ora 10 e mbramjes. Une isha me frikacaku – a po e shihni, nuk kam qene gjithe qishtu- kurse keta qe nuk kishin pergjegjesi direkte po i jepnin vurmak.

E di qe Bujar Musa ka qene eksponenti kryesor per nje titull me te ashper se sa nje titulli informativ i tipit Sot shpallet pavaresia.

“Po hajde breeeee, mos ia çele telefonin ambasadores, a je normal, nihere ndodhe kjo, ne histori ka me u shkru”, Buja.

Sigurisht qe e kisha edhe une deshiren time per nje Fuck You perfundimtare me ate te kaluar. Eh, per ju qe nuk e dini, baba per tituj dhe per kreativitet, kur vinte puna ne momente kyçe, ka qene Dukagjin Gorani. Pasiqe eshte shkru fillimisht Fuck You, qe nuk ishte kushedi se cfare titulli kreativ, Dugi ka thane “Jo, duhet Fuck Yu”, sepse Yu ishte shkurtesa per Jugosllavine, pra i kishte dy kuptime, secili me i mire se tjetri. Ne ate moment te gjithe kane thane “fucccccckkkkkk it breeeee, kush po te vete ty Berat, kape qitne qishtu”. Qishtu edhe ka dale titulli.

Ate nate kemi pi deri kah sabahi. Kur jam çu kah ora 12 e kam pa qe me kishin thirre prej Ambasades nja 10 here. E bona nje tush, u vesha u mbatha edhe dola ne qytet. De Rada ka qene restorani me i famshem ne Prishtine ne ate kohe. Une kam qene duke e kalu rrugen prej aty ku eshte sot shitorja De Facto, per me dale kah De Rada, kur me ka thirre prape ambasada. U perbiva mire, e bona zemren guri, edhe e çela telefonin. Ishte Ambasadorja. Biseduam ne telefon, i thash Bordi vendosi 😂, edhe e morem me sportivitet kete titull heroik.

Sigurisht qe ky titull nuk kish dale keshtu nese Buja nuk kish insistu, e nese Dugi nuk e kish pagezu.

Diten e neserme media si BBC, CNN etj, e kane nxjerre ne ekranet e tyne.

TË FUNDIT

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve: Ka grurë nuk duhet të ketë frikë

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, ka deklaruar se Kosova nuk rrezikon të mbesë pa grurë dhe se qytetarët nuk duhet të kenë...