Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

0
105

NATO akuzon Rusinë se po përpiqet të gjejë “pretekst” për të pushtuar Ukrainën

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

NATO ka paralajmëruar se Moska po kërkon të gjejë një pretekst për të pushtuar Ukrainën pasi separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonin e Donbasit dhe ushtria ukrainase shkëmbyen zjarr të enjten.

Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tha për Euronews se Rusia mund të organizojë një operacion të rremë për të justifikuar konfliktet në kufirin e Ukrainës, ku Moska ka vendosur dhjetëra mijëra ushtarë.

Zjarr në anijen turistike me 288 persona pranë Korfuzit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një zjarr shpërtheu të premten në një anije lundrimi me flamur italian që lundronte përmes detit Jon me 237 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit, sipas policisë greke.

Të gjithë pasagjerët nga Euroferry Olympia, që po shkonte drejt Italisë nga qyteti grek i Igoumenitsa-s, janë të sigurt dhe në varkat e shpëtimit, thanë autoritetet.

Nuk është raportuar për viktima dhe policia tha se tre rimorkiatorë dhe tre varka patrullimi u dërguan për të ndihmuar pasagjerët. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende dhe ka filluar një hetim.

Trump dhe dy fëmijët e tij duhet të dëshmojnë në gjykatë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Donald Trump dhe dy nga fëmijët e tij janë urdhëruar nga një gjykatës i New York-ut që të paraqiten brenda tre javëve të ardhshme, si pjesë e hetimit përsa i përket dyshimit në lidhje me një mashtrim në vlerësimin e aseteve që i përkasin biznesit familjar.

Vendimi i gjyqtarit Arthur Engoron për të detyruar Trumpin dhe dy fëmijët e tij më të mëdhenj – Donald Jr dhe Ivanka – të respektojnë fletëthirrjet përbën një përshkallëzim të rreziqeve ligjore për ish-presidentit. Po hetohet nëse Organizata Trump përdori vlerësime mashtruese të aseteve të saj për të tërhequr kredi dhe për të ulur taksat.

Fermeri izraelit rrit luleshtrydhen më të rëndë në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një fermer izraelit ka rritur luleshtrydhen më të rëndë në botë, sipas rekordeve botërore Guinness.

Luleshtrydhja me peshë 289 gramë, ishte rreth pesë herë më e madhe se pesha mesatare, tha Nir Dai, një studiues në Institutin Volcani në Izrael. Luleshtrydhja ishte 18 cm e gjatë dhe 34 cm në perimetër, tha Guinness.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here