Artisti shqiptaro-kanadez Land Korçari, vjen me një produksion të veçantë me titull “Per’puthen”

0
125



“PërPuthen” është padiskutim emisioni me i ndjekur në shqiptari.

E veçanta e këtij emisioni është që ai i përmban të gjitha duke filluar që nga dashuritë, debàtet, ndjenjat, intrigat, xhelozitë dhe sigurisht vëmendja e madhe në publikun e gjerë.Kjo ndoshta e ka bërë edhe artistin e njohur në mbarë vendet shqipfolëse por edhe jashtë tyre, Land Korçari, t’i kushtojë një këngë enkas tematikës së këtij emisioni, dashurisë. Lorandi Jazexhi apo siç njihet në muzikë edhe si këngëtari shqiptaro-kanadez Land Korçari ka menduar dhe është frymëzuar të sjellë një produksion kaq interesant. Ritmike, e freskët dhe shumë e dashur si këngë, me motiv dashurinë mes dy të rinjve që njihen në një emision si ai dhe që pëlqehen. Me muzikë dhe tekst të Joniad Banushit, orkestrim të Kristian Gushos, interpretim nga këngëtari ynë Land Korçari duket se është gjetur një trinom bashkëpunimi fantastik.

Në qendër të klipit është një çift të rinjsh që përcjell momentet e bukura të një djali me një vajzë në momentet e tyre më të bukura. Sigurisht që ky projekt përfshin një bashkëpunim të gjerë dhe rezultati ka tejkaluar pritshmëritë duke e bërë një nga këngët më të klikuara edhe pse e publikuar vetëm prej dy ditësh.

Kujtojmë se artisti ka një jetë në skenë dhe një jetë dedikuar muzikës. Jeton prej më shumë se 20 vjetësh në Kanada por është në koherëncë me muzikën shqiptare. Ai është quajtur edhe si Elvis Presley i serenatave shqiptare dhe duke pasur parasysh këngët që ka publikuar më parë qartazi e meriton atë titull. Më poshtë keni edhe linkun e klipit të sapopublikuar. Klikoni dhe jepni vlerësimet tuaja:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here