22.8 C
Skopje

Të rinjtë tregojnë këshillat më të këqija që kanë marrë në lidhje me paratë/kursimin

1.

“Ajo teoria e 10% kursim sapo marrim rrogën. Kursimi që na duhet për ditë të këqija, por si mund të kursej 10% kur me rrogën që marr nuk përmbush dot as nevojat bazike?”

2.

“Këmbëngulja për të blerë një makinë të re. Më këshilluan duke më thënë se është një investim i nevojshëm dhe bëra gabimin e madh duke marrë kredi.E bukura është që makina nuk më duhej, pasi mund të shkoja në punë fare mirë me transport publik.”

3.

“Mbaj gjithmonë cash me vete. Në fakt s’është ide e mirë sepse mund të të humbasin fare lehtë ose më keq akoma, mund t’i prishësh sa hap e mbyll sytë.”

4.

“Mbaj mend që gjyshi më thoshtë gjithmonë se duhet të kursej fillimisht para dhe t’i heq veç pasi faturat do të paguhen në një mënyrë a një tjetër. E bëra këtë, por s’ja dola kurrë.”

5.

“Mua më thoshin shpesh që duhet të udhëtojë botën para se të futem në botën e vërtetë të punës. Më thoshin gjithashtu të mos shqetësohesha për paratë, por e kishin gabim. Mbeta pa asnjë qindarkë.”

6.

“Puno sa je i ri që të mos e vrasësh mendjen kur të dalësh në pension. Më falni, por pse duhet të lodhem kaq shumë mendërisht, fizikisht dhe emocionalisht kur jam i ri për të shijuar në të 60-at? Dua ta shijoj jetën kur jam i ri, i shëndetshëm dhe i fuqishëm.”

7.

“Që duhet të qëndrosh në të njëjtën punë për shumë vite siç kanë bërë ata.”

8.

“Gjej një punë, çfarëdolloj pune. Shko herët atje dhe qëndro deri vonë. Puno me orare të zgjatura dhe në fundjavë. S’ka gjë edhe nëse nuk bën pushime. Në fakt unë s’e konceptoj dot këtë. Unë punoj për të jetuar, nuk jetoj për të punuar. Asnjë shumë parash s’ja vlen për kohën dhe stresin.”

Burimi: BuzzFeed

TË FUNDIT

MINT: Bie çmimi i naftës për 2 centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të premten e një korrikut. Çmimi maksimal i lejuar...

Çfarë ndodhi me Travis Barker? Bateristi i Blink-182 u dërgua me urgjencë në spital i shoqëruar nga Kourtney Kardashian

Bateristit Blink-182 u dërgua me urgjencë  në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, së bashku me Kourtney Kardashian. Travis Barker është dërguar me urgjencë...