20.8 C
Skopje

Presidenti ukrainas: Disa vende të BE-së luajnë së bashku me Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë deklarata të forta sot. Duke pranuar se rruga drejt anëtarësimit në NATO dhe BE do të ishte “e gjatë”, ai thekson se për të si president gjëja më e rëndësishme në këtë rrugë është të mos humbas vendin tim.

“NATO është një garanci e sigurisë. Pra, si mund të zgjedhim ndonjë rrugë tjetër? Për ne është një garanci për të mos humbur pavarësinë tonë”.

I pyetur nga BBC në lidhje me presionin nga disa vende evropiane, të cilët gjithashtu donin të mbanin Ukrainën jashtë NATO-s, Zelensky përgjigjet: “Ne nuk mund t’i mbyllim sytë dhe të themi se është vetëm Rusia që nuk na do atje. Nuk është e vërtetë”

Presidenti gjithashtu përjashton çdo referendum kombëtar për anëtarësimin në NATO, duke thënë se dëshira e Ukrainës për të qenë anëtare është e shkruar tashmë në kushtetutën e vendit.

Zelensky gjithashtu akuzon Rusinë për nxitjen e një krize për çështjen e anëtarësimit në NATO “për të justifikuar të qenit në kufi se ata gjoja po mbrojnë sovranitetin e tyre, të gjitha këto janë informacione të shtrembëruara.

Ai shton se “disa vende të BE-së luajnë së bashku me Rusinë… gjë që është e gabuar.”/albeu.com

TË FUNDIT

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve: Ka grurë nuk duhet të ketë frikë

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, ka deklaruar se Kosova nuk rrezikon të mbesë pa grurë dhe se qytetarët nuk duhet të kenë...