31.8 C
Skopje

Nëse keni lindur në këto vite, ky është viti juaj!

Horoskopi kinez, ashtu si ai perëndimor, përbëhet nga 12 shenja, ose “shtëpi”. Por në ndryshim, çdo shenjë ka një kohëzgjatje prej 1 viti, jo 1 muaji. Pra, shenjat e horoskopit kinez përcaktohen nga viti i lindjes. Në Kinë, vitet përllogariten sipas sistemit kohor të hënës. Viti i Ri Kinez fillon më 1 shkurt dhe ka 12 kafshë të cilave u përgjigjen vite të caktuara: miu, bualli, tigri, lepuri, dragoi, gjarpri, kali, dhia, majmuni, gjeli, qeni dhe derri.

Viti 2022 do të jetë viti i Tigrit, i cili ndodh vetëm çdo 60 vjet. Kjo shenjë e zodiakut kinez është e njohur për fuqinë, guximin dhe prirjen për ta bërë çdo gjë të madhe. Njerëzit e shenjës Tigrit kanë cilësi të tilla si guximi dhe lidershipi, ata nuk ndalen. Megjithëse të njëjtat tipare i bëjnë ata të jenë impulsivë dhe rebelë.

Ka pesë elementë të zodiakut kinez: zjarri, toka, metali, uji dhe druri; uji është elementi që lidhet më shumë me emocionet, megjithëse ka edhe një nga forcat më të mëdha të natyrës, e cila lidhet me paparashikueshmërinë. Tigri i përket elementit të ujit.

Tigri njihet si një simbol i fuqisë, shpesh i lidhur me perandorët dhe mbretërit. Tigrat janë të pavarur, të patrembur, besnikë dhe kanë vetëvlerësim të lartë. Ata janë të fortë përballë vështirësive dhe nuk tërhiqen kurrë nga sfidat; janë këmbëngulës dhe të vendosur.

Numrat me fat për ta janë 1, 3 dhe 7. Sigurohuni që të qëndroni larg ngjyrës së bardhë dhe numrave 4 dhe 9 gjatë gjithë vitit.

Miu: 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008, 2020

Bualli: 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009, 2021

Tigri: 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010, 2022

Lepuri: 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011, 2023

Dragoi: 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012, 2024

Gjarpri: 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013, 2025

Kali: 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014, 2026

Dhia: 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015, 2027

Majmuni: 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016, 2028

Gjeli: 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017, 2029

Qeni: 1946, 1958, 1970. 1982, 1994, 2006, 2018, 2030

Derri: 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019, 2031

TË FUNDIT

Nafta nga mesnata më lirë në Maqedoni, ja si do jenë çmimet

Komisioni Rregullator për Energjetik në mbledhjen e sotme ka sjellë vendim që të lirojë për 2.50 denarë çmimin e dizelit, ndërsa nuk ka ndryshim...

Vlora Dumoshi: Djali im për shkak të Qeverisë Kurti 1 nuk do të kthehet më në Kosovë

Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në emisionin ‘Personale’ me Krenare Vokshi-Shala, ka treguar se si djali i saj (Rroni Dumoshi), i...

Vajza e Madonna-s, Lourdes, shfaqet në pistën e modës me kostum të ngushtë në Javën e Modës në Paris

Lourdes Leon, modelja 25-vjeçare, e bija e Madonna-s, eci në pistë gjatë shfaqjes së veshjeve për meshkuj Marine Serre Pranverë Verë 2023 në Javën...