20.8 C
Skopje

Michelle Hunziker dhe Eros Ramazzotti bashkë pas 20 vitesh: ‘Mes nesh, një histori që s’harrohet’

Në puntatën e parë të spektaklit “Michelle Impossible”, të drejtuar nga moderatorja e famshme Michelle Hunziker, publiku italian (dhe jo vetëm) pa sërish bashkë pas 20-vitesh, ish-çiftin: Michelle dhe Eros Ramazzotti!

Një prej të ftuarëve të saj ishte pikërisht këngëtari, i cili ka qenë bashkëshorti i Michelle për 7 vite me radhë nga 1995 deri në 2002. 20 vite më vonë, njerëzit i panë sërish bashkë, ndonëse në një tjetër formë. Ai këndoi fillimisht këngën “Fuoco nel fuoco” e më pas bisedoi me Hunziker, duke i kthyer kështu të gjithë shumë vite pas.

“Të gjitha mund t’i prisja, por kurrë që ti do të pranoje ftesën time. Jam munduar ta ballafaqoj ashtu siç nuk mund ta imagjinoni. E kupton që ka plot 20 vite që çdo ditë portalet shkruajnë që ne jemi kthyer bashkë? Pse e bëjnë këtë sipas teje?”- iu drejtua Hunziker këngëtarit.

“Sepse duhet të shesin diçka dhe këtë nuk mund ta bëjnë me punët e tyre. Gjithsesi tani thuhet gjithçka, lloj lloj budallallëqesh. Pavarësisht kësaj, duhet të flasin për ne…Historia jonë ishte dashuri e mrekullueshme. Si mund ta harrosh?!”- iu përgjigj Eros dhe audienca s’mund të ishte më entuziaste.

Ndonëse për një çast u duk si një rikthim publik mes ish-çiftit të famshëm, Michelle u sigurua të sqaronte që mes dyshes tani ka vetëm miqësi të pastër.

“Një gjë shumë të bukur kemi gjetur gjatë kësaj periudhe ne të dy, përveç Aurorës (vajza e çiftit) që është gjëja më e bukur që kemi bërë bashkë. E kam fjalën për artet marciale. Prej teje tani kam qejf artet marciale. Ok, tani është momenti për t’ju thënë. Le t’ja themi që jemi vetëm miq që nesër të mos shkruajnë të gjithë që jemi kthyer bashkë.”- vazhdoi Michelle për të kaluar më pas tek pjesa më kulminante e spektaklit.

Eros, këndoi këngën “Più bella cosa”, këngë e dedikuar për ish-gruan e cila njësoj si dikur u emocionua teksa këndonte bashkë me të.

TË FUNDIT

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve: Ka grurë nuk duhet të ketë frikë

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, ka deklaruar se Kosova nuk rrezikon të mbesë pa grurë dhe se qytetarët nuk duhet të kenë...