29.8 C
Skopje

Meta, president deri në fund të mandatit

Ilir Meta do  të vijojë të jetë President deri në përfundim të mandatit të tij në 24  Korrik të 2022-it.  Ky ka qënë vendimi  i  marrë nga Gjykata Kushtetuese, e cila me gjashtë vota “pro” dhe një “kundër” rrëzoi kërkesën e Kuvendit  për të shkarkuar kreun e shtetit.

Argumenti  i togave të zeza ishte se Presidenti nuk ka kryer shkelje të rënda të kushtetutës, ndryshe nga sa pretendonte parlamenti në 9 Qershor të vitit 2021, kur votoi  me 105 vota pro shkarkimin e tij.

Pretendimet e  maxhorancës se kreu i shtetit ka shkelur  kushtetutën me deklaratat e tij për nxitjen e konfliktit para dhe pas zgjedhjeve të 25 Prillit, për kushtetuesen nuk përbëjnë shkelje  të rënda të ligjit themeltar të shtetit.

Me të njëjtin argument, togat e zeza kanë rrëzuar edhe pretendimin tjetër të Kuvendit se Presidenti ka kryer shkelje të rënda që cënojnë misionin e tij dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me partnerët strategjikë.

Kushtetuesja nuk ka gjetur shkelje të ligjit themeltar të shtetit  edhe  për çështje  që lidhen me pavarësinë  e organeve publike dhe faktet e paraqitura nga Kuvendi për shkelje të rendit e sigurisë publike.

Kjo është hera e parë që  një  president bën betejën e tij ligjore në dyert e  kushtetueses pas shkarkimit nga parlamenti.

Ilir Meta u zgjodh për të qënë në krye të shtetit më 28 Prill të vitit 2017 me 87 vota, pas katër raunde votimesh me mbështetjen e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe pa votat e opozitës e cila asokohe kishte bojkotuar parlamentin.

TË FUNDIT

Edi Rama uron ShBA-të për Ditën e Pavarësisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Rama ka shtuar se Dita e Pavarëssisë së...

ITSHKSH: Shkulja e bredhit të Nënë Terezës, akt barbar!

Nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup sot kanë reaguar për shkuljen e bredhit të Nënës Terezë në sheshin e...

Merko: Dita e pavarësisë së SHBA-së është moment kyç për demokracinë dhe historinë botërore

Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko uron 4 Korrikun, festën e madhe kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dita e pavarësisë së...