29.8 C
Skopje

Merko fton struganët në takim me ministrin e arsimit

Komuna e Strugës bën ftesë për takim të kryetarit Merko dhe ministrit të arsimit, Shaqiri me të gjithë qytetarët e Strugës. Tema e takimit është “Avancimi i arsimit të mesëm dhe profesional”. Ngjarja do të zhvillohet në Hotelin“Drin” më 18 shkurt me fillim nga ora 11:00 deri në 12:30.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës punon në formë aktive në përmirësimin e arsimit të mesëm profesional, me të vetmin qëllim të krijojë kuadër të kualifikuar dhe profesional që do t’i përgjigjet  nevojave të tregut të punës, por edhe do të rrisë punësimin e të rinjve. Mendimi i kompanive dhe nevojat e tyre janë të rëndësishme për dizajnimin e programeve mësimore.”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Strugës.

Ai shpreh besimin e tij të fuqishëm se përmes këtij dialogu social së bashku do të identifikohen nevojat dhe do të mund t’u jepet përgjigje atyre.

Sipas  Merkos, kompanitë dhe nevojat e tyre për staf profesional do të luajnë rolin më të rëndësishëm në hartimin e programit. Prandaj i fton kompanitë të marrin një rol aktiv në të gjithë procesin duke dhënë sugjerime, propozime dhe mendime se si të përmirësohet sistemi i arsimit të mesëm profesional dhe cilat profile mësimore të hapen në shkollat që ndodhen në zonat ku operojnë kompanitë.

Ky takim do të organizohet nga Ministria e arsimit dhe shkencës dhe Кomuna e Strugës dhe do të marrin pjesë ministri Jeton Shaqiri, kryetarët e disa komunave, drejtorë të shkollave të mesme profesionale dhe shkollave fillore, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve dhe përfaqësues nga platforma për dialog publik-privat.

TË FUNDIT

ITSHKSH: Shkulja e bredhit të Nënë Terezës, akt barbar!

Nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup sot kanë reaguar për shkuljen e bredhit të Nënës Terezë në sheshin e...

Merko: Dita e pavarësisë së SHBA-së është moment kyç për demokracinë dhe historinë botërore

Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko uron 4 Korrikun, festën e madhe kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dita e pavarësisë së...

Zv/ministri Bushi: Gëzuar 4 Korrikun Amerikë, mike e RMV-së dhe aleate e shqiptarëve

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi sot përmes një fraze të presidentit historik të SHBA-ve, John F. Kennedy në faqen e tij zyrtare në facebook...