20.8 C
Skopje

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

OBSH njofton për rënie të ndjeshme të rasteve pozitive në nivel global

Sipas Organizatës së Shëndetësisë, në të gjithë botën është vënë re një rënie drastike e rasteve pozitive.

“Numri global i rasteve të reja u ul me 19% nga numri i raportuar gjatë javës së kaluar, ndërsa numri i vdekjeve të reja mbeti i ngjashëm me javën e kaluar.”- deklaroi OBSH në përditësimin javor epidemiologjik.

Pandemia arriti kulmin në fund të janarit me mbi 22 milionë raste. Përveç reduktimit të rasteve pozitive, është vënë re gjithashtu një rritje e qëndrueshme e variantit BA.2 të Omicron.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Zvicra heq thuajse të gjithë masat anti-Covid

Nisur nga sot, Zvicra do të nisë një tjetër normalitet: atë pa masa kundër pandemisë. Njerëzit që do të udhëtojnë drejt këtij vendi nuk kanë pse të tregojnë më pasaportë Covid-19 për të hyrë në bare, restorante, apo ambiente të tjera të brendshme.

Eshtë hequr gjithashtu formulari i shumëkërkuar PLF për të hyrë dhe gjithashtu mbajtja me detyrim e maskës në shkolla, dyqane, zyra etj. Të vetmet vende në të cilat janë ende të detyrueshme maskat mbeten transporti publik dhe qëndrat e kujdesit shëndetësor. Ky vendim pritet të jetë në fuqi deri në fund të marsit, për t’u rishikuar sërish më vonë.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

13 të ftuar në një dasmë humbasin jetës pasi aksidentalisht bien në pus

Të paktën 13 veta, përfshi këtu edhe një vogëlush 1-vjeç kanë humbur jetën pasi ranë në një pus të thellë gjatë një ceremonie martesore në Indinë e Veriut. Viktimat thuhet se ishin ulur mbi një pllakë që mbulonte pusin, pllakë e cila u shemb duke shkaktuar kështu tragjedinë fatale.

Kur kjo ndodhi, të ftuarit po merrnin pjesë në një prej traditave që ndjekin gjatë ceremonisë martesore, si shenjë që fati i mirë të ndjekë nusen dhe dhëndrin.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
FOTO ILUSTRUESE
Rusia shton prezencën ushatarake kur të gjithë mendonin se u “tërhoq” nga Ukraina

Në një moment kur flitej për tërheqje dhe “siguri” se nuk do të ketë luftë të paktën për momentin, Rusia shton prezencën ushtarake përgjatë kufirit me Ukrainën me të paktën 7 mijë trupa.

Lajmi u bë i ditur nga zyrtarë të SHBA-së, të cilën e quajtën të rreme tërheqjën dhe hapjen e Putin për diplomaci, maskim.

“Çdo indikator që kemi ne tani tregon se ata publikisht ofrohen për diskutime dhe në mënyrë private mobilizohen për luftë”- tha zyrtari.

Deklarata e tërheqjes nga Rusia po shihet gjithnjë e më shumë me skepticizëm nga ana e liderave të perëndimit. Kreu i NATO-s, Stolternberg u shpreh se pavarësisht deklarimeve të Moskës zyrtare nuk ka ende tërheqje zyrtare.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Burimi: CNN, BBC

TË FUNDIT

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve: Ka grurë nuk duhet të ketë frikë

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, ka deklaruar se Kosova nuk rrezikon të mbesë pa grurë dhe se qytetarët nuk duhet të kenë...

Ganiu: UNT-ja është tempulli i vërtetë i diturisë

Universiteti “Nënë Tereza” është tempulli i vërtetë i diturisë. E studentët e këtij Universiteti janë e ardhmja jonë e ndritur, janë progresi jonë, janë...