Kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka ka uruar Pavarësinë e Kosovës në mënyrë të pazakontë, duke shpërndarë deklaratën e Pavarësisë së 17 shkurtit të vitit 2008 në një status të tij në Facebook.
Ja statusi i plotë i Dukës:
“Deklarata e pavarësisë së Kosovës
Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.
17 shkurt 2008 – Prishtinë”