Fatmir Dehari ka uruar pavarësinë e Kosovës në rrjetin social facebook.
“I gjithë kombi ynë kujton me mirënjohje të thellë vizionarët, heronjtë dhe të gjithë ata që sakrifikuan për pavarësinë e Kosovës, sakrificë të cilës duhet t’i përgjigjemi me përulësi e përgjegjshmëri. Urime përvjetori i Republikës së Kosovës”, shkruan Dehari në facebook.