31.8 C
Skopje

Ali Ahmeti: Po i vrave shpirtin popullit, trupi kot jeton

Në koncertin që i ngjanë një ode shqiptare, që u mbajt sot në Shkup, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka bërë një kronologji të ngjarjeve që sollën deri te 17 shkurti i 2008-s – Pavarësinë e Kosovës, siç shënohet ndryshe në troje, Dita e Plisit.

Ka kujtuar rilindasit dhe të gjithë atdhetarët shqiptarë, që siç tha, “nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre që të jenë në shërbim të kombit”, transmeton TV21.

Duke përmendur se në koncert i pranishëm është edhe këngëtari Ilir Shaqiri, Ahmeti vlerësoi se rol të rëndësishëm në ruajtjen e gjuhës shqipe kanë pasur edhe këngëtarët.

“Të gjithë ata që kanë kontribuar, sepse janë të shumtë, këtu është edhe Iliri. Ilir, po i vrave popullit shpirtin, trupi kot jeton. Kështu që edhe luftëtari, edhe këngëtari shpirtin na e kanë mbajtur gjallë”, tha Ahmeti më tej./TV21

TË FUNDIT

Nafta nga mesnata më lirë në Maqedoni, ja si do jenë çmimet

Komisioni Rregullator për Energjetik në mbledhjen e sotme ka sjellë vendim që të lirojë për 2.50 denarë çmimin e dizelit, ndërsa nuk ka ndryshim...

Vlora Dumoshi: Djali im për shkak të Qeverisë Kurti 1 nuk do të kthehet më në Kosovë

Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në emisionin ‘Personale’ me Krenare Vokshi-Shala, ka treguar se si djali i saj (Rroni Dumoshi), i...

Vajza e Madonna-s, Lourdes, shfaqet në pistën e modës me kostum të ngushtë në Javën e Modës në Paris

Lourdes Leon, modelja 25-vjeçare, e bija e Madonna-s, eci në pistë gjatë shfaqjes së veshjeve për meshkuj Marine Serre Pranverë Verë 2023 në Javën...

Gashi: Janë bërë shkelje kushtetuese në ligjin për KPK-në

Të mërkurën e 29 qershorit, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka informuar se ka bërë kërkesë në Institucionin e Avokatit të Popullit për referimin...