20.8 C
Skopje

Ahmeti: Ta mbajmë me krenari Plisin e bardhë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka marrë pjesë në “Ditën e Plisit” në nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ahmeti tha se Plisin duhet ta mbajmë me krenari i cili është simbol i lashtësisë së indit tonë kombëtar.

Më poshtë statusi i plotë i Ahmetit:

“Në këngë e valle kemi ruajtur historinë dhe kujtimin për heronjtë, përmes tyre dhe Plisit bota mbarë njeh të kaluarën dhe kulturën tonë. “Dita e Plisit” në nder të 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës tashmë për vite me rradhë prezanton me mjeshtëri të lartë artistike trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe peshën e madhe të simboleve të identitetit tonë kombëtar. Uroj që të vazhdojë edhe në vitet në vazhdim të jetë ambasadori më i mirë i vlerave tona kulturore. Të mbajmë me krenari Plisin e bardhë, simbol të lashtësisë së indit tonë kombëtar!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. 

TË FUNDIT

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve: Ka grurë nuk duhet të ketë frikë

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, ka deklaruar se Kosova nuk rrezikon të mbesë pa grurë dhe se qytetarët nuk duhet të kenë...