29.8 C
Skopje

Shqiptarët dhe patriotizmi

Në Kosovë është shumë vështirë ta gjeni dikend që nuk ka qenë asnjë herë në Shqipëri. Kjo nuk është vetëm për shkak të pushimeve ne det. Kjo është për shkak se shqiptari i Kosovës Shqipërinë e konsideron si vend të tij. Njohuria e shqiptarit të Kosovës për Shqipërinë është e thellë. Në Shqipëri kosovari e përbinë lehtë ndjenjën e nënvlerësimit.

Në Shqipëri, përjashto rajonin e Kukësit dhe Tropojës, rrallë e takoni dikend që ka qenë në Kosovë. Shqiptari i Shqipërisë Kosovën e trajton si një vend të afërm, por jo vend të tij. Njohuria e tyre për Kosovën është e cekët.

Ky krahasim e ka një domethënie.

Shqiptari i Shqipërisë shkon masovikisht në Malt të Zi, por nuk ndalet në Ulqin.

Në një hotel në Dubrovnik, e përshëndeta një familje që ishin nga Shqipëria. U erdhi shumë rëndë që iu fola.

Në Athinë, kur po dilja nga restorani i hotelit, nga pas më erdhi njëri dhe në anglisht më tha se çantën që e kisha në shpinë, ishte e hapur. E falënderova shqip pasi qe në restoran e dëgjova se në këtë gjuhë fliste me një femër, me siguri gruan e tij. Por, ai nuk e vazhdoi më bisedën. Madje, ditëve tjera i ikte takimit me mua.

Por, shqiptari i Shqipërisë, që jeton në kurbet, është patriot.
Jo larg Venedikut, në një parking, e ndala kerrin dhe ia hapa ‘haubën’. Aty u parkua edhe një kerr tjetër, sikur i imi. Katër veta (tipa kaubojësh) dolën dhe kur na dëgjuan duke folur shqip, u prezantuan se ishin nga Durrësi, u gëzuan dhe kërkuan të më ndihmonin nëse kisha probleme. ‘Jo” u thashe ‘po ia kontrolloj vajin’. Insistuan të më furnizonin me vaj se u kishte qëlluar me vete, por unë nuk kisha nevojë. Për mua, mjaftonte interesimi i tyre për të më ndihmuar.

Në terasën e një restorani në Bari të Italisë kamarieri i solli edhe katër birra në tavolinën tonë. ‘Këto nuk i kemi porositë’ – i thashë kamarierit. ‘I ka paguar për ju ai atje’ – u përgjegj kamarieri dhe bëri me dorë në drejtim të njërit që rrinte me tri femra jo larg tavolinës tonë. ‘Pse’ e pyeta paguesin? ‘Për shkak se jeni nga Kosova. Të fala nga Vlora’ – na tha.

Në Athinë, në një restoran, përballë Hard Rock Café, kamarieri shqiptar rrinte me ne. Gjithë atë respekt që tregoi për ne. Përkundër faktit që pronari ia tërhoqi vërejtjen disa herë, ai vazhdonte të rrinte pranë tavolinës tonë. Para hyrjes në Akropolis, shqiptarët shisnin bileta. Unë i kisha biletat, por e pyeta njërin prej tyre për çmimin, sa për të hyrë në bisedë. Shumë prej tyre u afruan dhe më qortuan që i kisha blerë diku tjetër se ata do të m’i jepnin falë vetëm për shkak se isha nga Kosova. Taksisti nga Mallakastra që na mori në Omonia nuk e pranonte pagesën. ‘Kaq mund të bëjë për kosovarët’ – na tha.

Në vitin 1999 shqiptarët e Shqipërisë në Greqi kanë organizuar një demonstratë masive në Athinë në shenjë proteste kundër regjimit serb në Kosovë. Këtë rast duhet mbajtur mend për shkak se nuk ka qenë lehtë të organizohet kjo demonstratë në një vend mik të Serbisë.

Njeriu nga larg e sheh atdheun me pamje më të zgjeruar dhe dashuri më të thellë. Ndoshta duhet dërguar tërë shqiptarët në kurbet, sa për t’i bërë patriotë?

TË FUNDIT

ITSHKSH: Shkulja e bredhit të Nënë Terezës, akt barbar!

Nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup sot kanë reaguar për shkuljen e bredhit të Nënës Terezë në sheshin e...

Merko: Dita e pavarësisë së SHBA-së është moment kyç për demokracinë dhe historinë botërore

Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko uron 4 Korrikun, festën e madhe kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dita e pavarësisë së...

Zv/ministri Bushi: Gëzuar 4 Korrikun Amerikë, mike e RMV-së dhe aleate e shqiptarëve

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi sot përmes një fraze të presidentit historik të SHBA-ve, John F. Kennedy në faqen e tij zyrtare në facebook...