Në mënyrë që Maqedonia të heqë certifikatat për Covid, do të duhet të zvogëlohet numri i personave të infektuar me koronavirus, përcjell FLAKA.
Kështu ka thënë zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive Zllate Mehmedoviq, i cili ka theksuar se certifikatat janë në fuqi për të parandaluar përhapjen e virusit.
Kur të kemi një situatë më të mirë epidemiologjike dhe shifrat nuk do të jenë aq të larta, mund të flasim për heqjen e masës së certifikatave”, tha Mehmedoviq