20.8 C
Skopje

Pse s’është ende koha për të hequr masat kufizuese, sipas ekspertëve

Ndonëse qytetarët presin që në komunikimin e radhës të njoftohet për heqjen e masave kufizuese, duket se për ekspertët ky s’është ende momenti. Pavarësisht rënies së ndjeshme të rasteve, ekspertët e Komitetit Teknik thonë se s’është ende situata e përshtatshme për të liruar masat në fuqi.

Sipas Skënder Brataj, shefit të Urgjencës, është përqindja e vaksinimit të popullatës ajo që nuk lejon heqjen e kufizimeve. Aktualisht janë vaksinuar vetëm 55 % të popullatës.

Për Brataj shifrat pritet të pësojnë një tjetër ulje, por ai i druhet mutacioneve që mund të lindin dhe duke qenë se jemi ende vend me nivel të ulët vaksinimi, ekspozimi ndaj mutacioneve të reja mbetet risk.

Nisur nga shembulli i shumë vendeve të tjera europiane, edhe bizneset apo qytetarët në vend kërkojnë heqjen e kufizimeve, por ky vendim duket se nuk do të jetë ende i afërt nëse niveli i vaksinimit nuk shfaq progres.

TË FUNDIT

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve: Ka grurë nuk duhet të ketë frikë

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, ka deklaruar se Kosova nuk rrezikon të mbesë pa grurë dhe se qytetarët nuk duhet të kenë...

Ganiu: UNT-ja është tempulli i vërtetë i diturisë

Universiteti “Nënë Tereza” është tempulli i vërtetë i diturisë. E studentët e këtij Universiteti janë e ardhmja jonë e ndritur, janë progresi jonë, janë...