29.8 C
Skopje

Policia vepron, arrestohet dhunuesi i gazetarit Ademi

Gostivari Sot mëson që policia ka arritur të arreston sulmuesin e gazetarit Nevrij Ademi dhe kameramanit shoqërues.

SHGM, paraprakisht kërkoi nga MPB-ja që të bëjë hetim të shpejtë dhe efikas për sulmin e sotëm ndaj kolegëve tanë nga TV Pollogu i Tetovës.

Përkatësisht, sot gjatë xhirimit të inserteve të reportazhit nga shkolla fillore “Naim Frashëri” në fshatin Gjurgjevishtë, komuna Vrapçisht, Gostivar rreth orës 14:00, gazetari Nevri Ademi dhe kameramani Zbulim Maksuti janë sulmuar verbalisht e më pas fizikisht nga njëri. fytyrë.

Sipas deklaratave të kolegëve tanë, për nevoja të raportit për realizimin e projekteve në shkollë derisa ishin duke filmuar në shkollë, Burhan Hamiti u është drejtuar atyre me ofendime dhe kërcënime verbale, gjatë të cilave e ka kapur kameramanin për kokë. dhe e shtyu në shkallët e shkollës.

SHGM ka kontaktuar menjëherë gazetarin e TV Pollogut Nevri Ademi dhe ai na e ka konfirmuar ngjarjen dhe na ka dhënë informata konkrete se: fjalët, e kapi kolegun për kokë dhe e shtyu përpjetë shkallëve. Pastaj zbriti në oborrin e shkollës dhe filloi të na ndiqte me sëpatë. “Me shpejtësi hipëm në veturë dhe u drejtuam në stacionin policor për të raportuar sulmin dhe sulmuesi nuk na ka ndjekur me veturën e tij gjatë gjithë kohës deri në fshatin Negotinë të Gostivarit”, tha Ademi.

SHGM kërkon nga MPB që të bëjë hetim të shpejtë dhe efikas në interes të gjetjes dhe sanksionimit të sulmuesit. Theksojmë se kërcënimi me jetë janë krime sipas Kodit Penal dhe Ministria e Brendshme dhe Prokuroria Publike duhet urgjentisht të hetojnë dhe ndjekin penalisht për të dënuar ata që shkelin ligjin dhe për të parandaluar krime të tilla të mundshme në të ardhmen.

TË FUNDIT

Edi Rama uron ShBA-të për Ditën e Pavarësisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Rama ka shtuar se Dita e Pavarëssisë së...

ITSHKSH: Shkulja e bredhit të Nënë Terezës, akt barbar!

Nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup sot kanë reaguar për shkuljen e bredhit të Nënës Terezë në sheshin e...

Merko: Dita e pavarësisë së SHBA-së është moment kyç për demokracinë dhe historinë botërore

Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko uron 4 Korrikun, festën e madhe kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dita e pavarësisë së...