22.8 C
Skopje

Ngrirja e çmimeve, flet ministri Bekteshi

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot në konferencë për shtyp njoftoi se pritet që rritja e çmimeve të produkteve bazë të ushqimit do të parandalohet me vendosjen e marzheve të importit të produkteve me shumicë dhe pakicë.

Bekteshi njoftoi se masa aktuale për ngrirjen e çmimeve do të vlejë deri në fund të muajit shkurt.

“Këtë javë dhe javën tjetër do të kemi takime direkte me të gjitha palët e përfshira, posaçërisht prodhuesit dhe tregtarët me produktet ushqimore, ato produkte që janë theksuar në vendimin për ngrirje, që të gjejmë mënyrë që mos të rriten çmimet, me shumë gjasë do të shkohet me definimin e marzhave të caktuara në tregtinë me shumicë dhe pakicë”, tha mes tjerash Bekteshi.

Ndryshe, vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë vjen pas rritjes së çmimeve për muaj të tërë dhe pas shpalljes së gjendjes së krizës në sektorin e energjetikës, më 9 nëntor.

TË FUNDIT

Konsultimet për propozimin francez, Kovaçevski sot takon Selën

Vazhdojnë konsultimet për propozimin francez për fillimin e negociatave inkuadruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Për sot në orën 11...

Ganiu: Sot po festojmë ditëlindjen e 246 të djepit të demokracisë, lirisë e prosperitetit

Kryetari i komunës Çair, Visar Ganiu ka uruar ditëlindjen e 246 të Amerikës. Sipas Ganiut, kjo festë sa ka rëndësi për amerikanët po aq...

Byrnes: SHBA mbështet bisedimet në RMV mbi propozimin francez

Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kate Byrnes përmes një shkrimi në Twitter ka shprehur mbështetjen për bisedimet e brendshme që po zhvillohen...

MINT: Nafta lirohet për katër centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT) i ka publikuar çmimet maksimale apo “tavan” të naftës dhe derivateve të tjera për 24 orët e ditës...