Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sonte në “Magazina Ekonomike” në Alsat, ka pyetur Qeverinë, se si kjo komunë të paguaj faturat e rrymës me urgjencë ndaj operatorëve.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sonte në “Magazina Ekonomike” në Alsat, ka pyetur Qeverinë, se si kjo komunë të paguaj faturat e rrymës me urgjencë ndaj operatorëve, përderisa, ai thekson se komuna që ai udhëheqë e ka të bllokuar llogarinë.
“Qeveria na “ndihmon” përmes asaj që na ka dërguar një letër qarkore të gjitha komunave ku na obligon që me urgjencë të paguajmë faturat e rrymës ndaj operatorëve privat. Nga qeveria urgjentisht duhet të na tregojnë se si komuna e Tetovës, do t’i paguajë faturat e energjisë elektrike të dhjetëfishuara në kohën kur komuna e Tetovës, e ka të bllokuar llogarinë e saj me më shumë se 7 milionë euro vendime përmbarimi” ka thënë Kasami. / Alsat.mk