Në 21 vjetorin e fillimit të luftës së vitit 2001 dhe rënies së dëshmorit të parë Muzafer Xhaferi, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu sot me veteranë, bashkëluftëtarë, e familjarë, si dhe përfaqësues të institucioneve, përkujtoi dhe nderoi të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e shtrenjtë.
“UÇK dhe bijtë më të mirë që sakrifikuan veten 21 vite më parë, janë dhe do të jenë dëshmia e vërtetë se kombi është gjëja më e shtrenjt për shqiptarët. Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët. LAVDI!”, ka shkruar midis tjerash Ganiu në Facebook.