31.8 C
Skopje

Balina Bodinaku u përgjigjet akuzave të Beatrix Ramosaj

Në një deklaratë në Instagram, Balina Bodinaku u është përgjigjur akuzave të Beatrix Ramosaj.

Siç mund ta keni lexuar, Beatrix publikoi një bisedë duke pretenduar se opinionistja e “Big Brother VIP” është përpjekur të influencojë mbështetësit e saj duke shpikur informacione të rreme. Në deklaratën në rrjete sociale, Bodinaku thotë: “Është gjëja më absurde që më ka ndodhur këto kohë. Akuzat për përbaltje të imazhit dhe përdorim të komunikimeve personale, më takojnë mua.”

Më tej, ajo thekson se komunikimi është personal me një person të cilin mendonte se e njihte, por më vonë rezultoi të ishte një llogari false, i cili nuk u bë publik nga ajo, por nga persona të tjerë, përfshirë këtu edhe Beatrix. Bodinaku shprehet se në asnjë moment nuk ka pretenduar se çfarë është e vërtetë apo jo.

“Nuk është një komunikim publik; publik zgjodhën ta bëjnë kushdo që shkel ligjin duke shkelur privatësinë e komunikimit tim. Për më tepër, aty nuk ka asnjë deklaratë ku unë të pretendoj çfarë është e vërtetë, apo jo. Kush dëshiron ta shohë, e sheh. Kush dëshiron ta përdorë, do e përdorë gjithsesi. Në këtë pikë, jam unë që më është cenuar privatësia,” thotë Bodinaku.

Në fund, ajo thekson se bëhet fjalë për një “komunikim personal dhe si i tillë nuk ka asnjë lidhje me produksionin.”

Balina Bodinaku u përgjigjet akuzave të Beatrix Ramosaj

TË FUNDIT

Nafta nga mesnata më lirë në Maqedoni, ja si do jenë çmimet

Komisioni Rregullator për Energjetik në mbledhjen e sotme ka sjellë vendim që të lirojë për 2.50 denarë çmimin e dizelit, ndërsa nuk ka ndryshim...

Vlora Dumoshi: Djali im për shkak të Qeverisë Kurti 1 nuk do të kthehet më në Kosovë

Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në emisionin ‘Personale’ me Krenare Vokshi-Shala, ka treguar se si djali i saj (Rroni Dumoshi), i...

Vajza e Madonna-s, Lourdes, shfaqet në pistën e modës me kostum të ngushtë në Javën e Modës në Paris

Lourdes Leon, modelja 25-vjeçare, e bija e Madonna-s, eci në pistë gjatë shfaqjes së veshjeve për meshkuj Marine Serre Pranverë Verë 2023 në Javën...