29.8 C
Skopje

Zyrtarisht, postimet në Instastory sapo u bënë më interesante prej opsionit të ri!

Instastory po bëhet territor gjithnjë e më intrigues! Përmes “like-ve private” mund të jepni sinjale pa qenë nevoja të futeni direkt tek DM e atij/asaj që pëlqeni. Pra, zyrtarisht mund të pëlqeni Story-n e dikujt duke klikuar mbi ikonën në formë zemre që do t’ju shfaqet në krah të opsionit “Send message”.

Pëlqimet private do t’ju thjeshtësojnë punën. Mund t’i tregoni dikujt që postimi i tij në Story ju pëlqen, pa qenë nevoja të nisni biseda duke dërguar emoji apo mesazhe siç kemi bërë deri më tani.

Opsioni u bë i aksesueshëm për të gjithë në 14 shkurt, ku kreu i Instagramit, Adam Mosseri sqaroi gjithashtu sesi do të funksionojë. Like-et e marra do të shfaqen krah numrit të atyre që kanë parë postimin tuaj dhe askush tjetër përveç jush nuk do të mund t’i shohë, siç ndodh me postimet në Feed.

Secili prej përdoruesëve në fund mund të shohë numrin total të pëlqimeve, shikimeve dhe mesazheve që ka marrë në Story si një mënyrë për të matur ndërveprimin aktiv që ka me ndjekësit. Nëse ende nuk ju është shfaqur si opsion, duhet të përditësoni aplikacionin apo thjesht t’i bëni restart telefonit tuaj.

TË FUNDIT

Merko: Dita e pavarësisë së SHBA-së është moment kyç për demokracinë dhe historinë botërore

Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko uron 4 Korrikun, festën e madhe kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dita e pavarësisë së...

Zv/ministri Bushi: Gëzuar 4 Korrikun Amerikë, mike e RMV-së dhe aleate e shqiptarëve

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi sot përmes një fraze të presidentit historik të SHBA-ve, John F. Kennedy në faqen e tij zyrtare në facebook...

Konsultimet për propozimin francez, Kovaçevski sot takon Selën

Vazhdojnë konsultimet për propozimin francez për fillimin e negociatave inkuadruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Për sot në orën 11...

Ganiu: Sot po festojmë ditëlindjen e 246 të djepit të demokracisë, lirisë e prosperitetit

Kryetari i komunës Çair, Visar Ganiu ka uruar ditëlindjen e 246 të Amerikës. Sipas Ganiut, kjo festë sa ka rëndësi për amerikanët po aq...