29.8 C
Skopje

Ziberi ia plas në fytyrë Kasamit: Shqiptarët e Maqedonisë e dinë kush i çliroi në vitin 2001

Deputeti i BDI-së, Arben Ziberi i është përgjigjur kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i cili mbrëmë tha se Lëvizja BESA kërkon sa më parë organizimin e zgjedhjeve të parakohshme “për t’i çliruar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, siç e çliroi Tetovën”. Ziberi në një prononcim për gazetën LAJM, ka thënë se shqiptarët e RMV-së dinë të vlerësojnë drejtë dhe e kanë të qartë kush i çlirioi në vitin 2001, ndërsa deklaratën e Kasamit e quajti populiste.

“Shqiptarët e Maqedonisë e dinë shumë më mirë se në vitin 2001 kush i ka çliruar dhe ku kemi qenë para vitit 2001 dhe ku jemi sot. Prandaj rivalët tonë politikë e kanë marrë gjithmonë përgjigjen në zgjedhje. Atë punë e vendos populli prej 20 vitesh, i cili din të vlerësoj drejtë për punët që janë bërë deri tani. Populli e din pas kujt është i rreshtuar, kush janë çlirimtarët e vërtetë dhe jo ata me fjalë. Ne e dimë se Lëvizja BESA, sot ka 2 deputetë nga 4 sa kishte dhe janë të rreshtuar në opozitë. Krejt e dimë se numrat e qeverisë aktuale janë 64 deputetë dhe mendoj se nuk ka fuqi politike që Lëvizja BESA të bëjë ndonjë ndryshim në Qeveri. Ata e provuan të bëjnë ndryshime para disa muajsh por ju doli pa sukses”, tha deputeti i BDI-së, Arben Ziberi në një prononcim për gazetën LAJM.

Kreu i Lëvizjës Besa dhe drejtuesi i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në paraqitjen e tij në ClickPlus në TV21 deklaroi se Lëvizja Besa kërkon që sa më shpejtë të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kasami tha se Lëvizja Besa do të “çlirojë shqiptarët, ashtu siç e çliruan Tetovën”.

“Jam dyfish i motivuar që të vazhdojmë betejën politike që të çlirojmë shqiptarët ashtu siç e çliruam Tetovën. Jam i bindur që nëse Tetovën e gjetëm në këtë katrahurë, gjendja e shqiptarëve në nivel nacional është dyfish më e rëndë se kjo”, tha mes tjerash Kasami.

TË FUNDIT

ITSHKSH: Shkulja e bredhit të Nënë Terezës, akt barbar!

Nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup sot kanë reaguar për shkuljen e bredhit të Nënës Terezë në sheshin e...

Merko: Dita e pavarësisë së SHBA-së është moment kyç për demokracinë dhe historinë botërore

Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko uron 4 Korrikun, festën e madhe kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dita e pavarësisë së...

Zv/ministri Bushi: Gëzuar 4 Korrikun Amerikë, mike e RMV-së dhe aleate e shqiptarëve

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi sot përmes një fraze të presidentit historik të SHBA-ve, John F. Kennedy në faqen e tij zyrtare në facebook...