Kryetari i komunës së Strugës ka pëkrahur nismën e nxënësve të Strugës për solidarizimin me fëmijët të cilët janë të prekur nga kanceri
“Sot nxënësit e klasës IX-1 nga SHFK “Goce Dellçev”- Podgorc, në orën nga lënda zgjedhore – sport në udhëheqjen e arsimtares Mimi Stojanoska, në mënyrë simbolike vrapuan 2 km, për të përkrahur dhe shënuar 15 Shkurtin, Ditën ndërkombëtare të fëmijëve me kancer”, ka njoftuar R.Merko në Facebook.
Çdo vit me shënimin e 15 shkurtit, thotë Merko, synohet që të përhapet ndërgjegjësimi për kancerin te fëmijët. Dita inkurajon gjithashtu mbështetjen për familjet e fëmijëve me kancer.
“Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), 300,000 fëmijë nga mosha 0 deri në 19 vjeç diagnostikohen me kancer çdo vit. Çdo tri minuta, një fëmijë vdes nga kanceri. Kujdesuni për veten dhe të afërmit tuaj dhe nëse njihni një fëmijë me kancer, inkurajoni atë dhe tregoni mbështetjen tuaj për familjen”, ka apeluarMerko.