20.8 C
Skopje

Kontratat/Arifi: Ndihem tepër keq që Kasami i keqpërdori familjarët e UÇK

Ish kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi e ftuar në emisionin debativ Click plus ka theksuar se Kasami nuk ishte i gatshëm për komunën e Tetvoës sepse në 100 ditë ai dështoi. Arifi foli edhe për kontratat në vepër të cilat ishin lidhur gjatë mandatit të saj.

“Jam ndjerë tepër keq që kryetari aktual i keqpërdori familjarët e UÇK për të cilët ne të gjithë në komunë bashkërisht kemi vendosur që tu shpërndahen ndihma. Respekti im maksimal për ato familje dhe jo keqpërdorime siç bëri Kasami.Çdokush që ka qenë i angazhuar në komunë e ka bërë punën e vet dhe ka dhënë rezultatet e pritura. Nuk ka raste se siç thonë kanë marrë paga dhe nuk kanë ardhur në punë. Personat varësisht prej buxhetit të komunës janë angazhuar me punë. Jam mirënjohëse edhe për edukatorët special të cilët janë kujdesur për fëmijët me nevoja të veçanta dhe nuk kam lejuar që presidenti i vendit të vijë të çojë për dore në shkollë fëmijë me nevoja të veçanta”, theksoi Arifi.

TË FUNDIT

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve: Ka grurë nuk duhet të ketë frikë

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, ka deklaruar se Kosova nuk rrezikon të mbesë pa grurë dhe se qytetarët nuk duhet të kenë...