Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka nisur të tallet me qytetarët tetovar pasiqë sot ka publikuar disa shifra shumë qesharake se sa paguhen anëtarët e kabinetit të tij. Ndonëse ka nisur të tallet duke thënë se paguhen nga 10 denarë në muaj, në fakt ato paguhen me shifra maramendëse.
Në vazhdim ju sjellim vetëm disa nga të punësuarit në kabinet:
Adnan Selmani, i punësuar në kabinetin e kryetarit të komunës nuk paguhet 10 denarë por 22 mijë denarë.
Fatmir Sabriu i punësuar në kabinetin e kryetarit të komunës nuk paguhet 10 denarë por 25 mijë denarë.
Sihana Krasniqi Bajrami, e punësuar në kabinetin e kryetarit të komunës nuk paguhet 10 denarë por 25 mijë denarë.
Sevim Vesel Veseli Berzati, e punësuar në kabinetin e kryetarit të komunës nuk paguhet 10 denarë por 25 mijë denarë.