29.8 C
Skopje

Rezistenca Ndaj Mikrobeve Po Shkakton Më Shumë Raste Të Rënda Se Malaria

Rezistenca ndaj mikrobeve është një problem që po përhapet me shpejtësi gjatë viteve të fundit.

Një problem që shumë njerëz nuk janë në dijeni që po ndodh pasi ka veprim thuajse të padukshëm.

Në një studim të fundit publikuar në revistën lancet tregon se vdkjet nga ky shkak kanë arritur shifrën 4.95 milionë në vitin 2019.

Një shifër më e madhe se të gjithë përsonat që humbën jetën nga HIV/AIDS dhe malaria së bashku po atë vit.

Përse ndodh kjo?

Rezistenca antimikobiale ndodh kur mikrobet që shkaktojnë infeksione në trup të tilla si bakteret, viruset ose kërpudhat evoluojnë.

Duke u bërë kështu rezistente ndaj ilaçeve të krijuara për t’i vrarë atp.

Shpesh mund të keni dëgjuar për rezistencën ndaj antibiotikëve dhe kjo është pikërisht ajo çfarë ndodh edhe në këtë rast.

Gjetjet nga studimi i publikuar në revistën Lancet tregojnë qartë se rezistenca antimikrobike po përparon më shpejt.

Kjo është një gje shqetësuese për të gjithë, pasi tregon se funskioni i antibiotikëve në trupin e njërëzve po shteron.

Problemi në fakt ka nisur që në vitin 1928 që kur u zbulua penicilina dhe ekspozimi ndaj saj është i vazhdueshëm.

Në disa raste, këto mikrobe janë rezistente edhe ndaj shumë ilaçeve të ndryshme.

Ky studim i fundit tani tregon shkallën aktuale të këtij problemi globalisht dhe dëmin që po shkakton.

Studimi përfshin 204 vende përreth botës me 471 milionë persona duke duke mbajtur të dhëna për shkaqet e vdekjeve.

Rezistenca ndaj mikrobeve ishte 4.95 milionë vdekje ndërsa HIV ka shkaktuar 860.000 mijë vdekje dhe malaria 640.000 vdekje.

Një problem global

Ka rreth 23 baktere të ndryshme të marra në studim dhe vetëm 6 prej tyre treguan se ishim më rezitente ndaj ilaceve.

Këto baktere ishin rezeistente ndaj ilaçeve më të zakonshme që përdoren për sëmundjet inflamatore.

Këto përfshijnë beta-laktamat dhe fluorokinolonet, të cilat zakonisht përshkruhen për shumë infeksione.

Të tilla si infeksionet e traktit urinar, të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, të kockave dhe nyjeve./AgroWeb.org

TË FUNDIT

Në V.K. “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” pritet deri në 30 minuta

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend prej VK “Tabanocë” për hyrje është rreth 20-30 minuta,...

Digjet një shtëpi në Pejë, pamje nga vendi i ngjarjes

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së dielës në qytetin e Pejës. Nuk dihet ende për numrin e të lënduarve apo shkaktarin e...

Balerina ukrainase në frontin e luftës Ukrainë-Rusi

Që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, kjo e fundit është mbrojtur nga burrat ukrainas të vendosur në vijat e frontit. Mirëpo, në fillimet e...

Rritje e infektimeve me COVID-19, 798 raste të reja brenda javës

Brenda javës, rastet me COVID-19 kanë shënuar një rritje në Kosovë duke arritur 798 raste të reja brenda javës. Përgjatë 24 orëve të fundit janë...