29.8 C
Skopje

Rama në SHBA, pjesë e mbledhjes në OKB dhe takim me Blinken

Kryeministri Edi Rama ndodhet prej ditës së djeshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa sot do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria është anëtare e përkohshme.

Sipas medieve, në vizitën 4-ditore, më 15 shkurt në Uashington, Rama do të ketë një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit Anthony Blinken.

Ky takim i Kryeministrit Rama vjen pas vendimit se SHBA dhe vendi ynë të jenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Përveç Këshillit të Sigurimit dhe takimit me Sekretarin e Shtetit, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë edhe takime me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve.

Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G.

Axhenda paraprake e kryeministrit Edi Rama në SHBA:

14 shkurt: Takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Guterres dhe pritja zyrtare e Shqipërisë me rastin e anëtarësimit në Këshillin e Sigurimit.

15 shkurt: Takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

16 shkurt: Takime.

Më herët Kryeministri Rama pohoi në një konferencë për shtyp se së bashku me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, do të zhvillonin një vizitë në SHBA, në aspektin e vendosjes së lidhjeve në nivelin më të lartë politik me gjithë partnerët e Shqipërisë.

TË FUNDIT

ITSHKSH: Shkulja e bredhit të Nënë Terezës, akt barbar!

Nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup sot kanë reaguar për shkuljen e bredhit të Nënës Terezë në sheshin e...

Merko: Dita e pavarësisë së SHBA-së është moment kyç për demokracinë dhe historinë botërore

Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko uron 4 Korrikun, festën e madhe kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dita e pavarësisë së...

Zv/ministri Bushi: Gëzuar 4 Korrikun Amerikë, mike e RMV-së dhe aleate e shqiptarëve

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi sot përmes një fraze të presidentit historik të SHBA-ve, John F. Kennedy në faqen e tij zyrtare në facebook...