29.8 C
Skopje

Qytetarët në Tetovë të rrezikuar nga qentë endacakë, Kasami hesht!

Vetëm për dy javë në Tetovë janë kafshuar 9 qytetarë nga qentë endacakë, ndërsa nga 1 janari janë kafshuar 13 qytetarë. 11 prej të kafshuarve kanë pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik. Kështu bëjnë të ditur nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.

Por a ka marrë komuna ndonjë masë për qentë endacakë?

“Brenda javës pritet të publikohet projekti. Jemi në pritje të planit ku kemi angazhuar edhe ndërmarrjen, por presim edhe nga kompani private të sjellin planet e tyre për një zgjidhje të qëndrueshme. Cili do të jetë plani më i mirë, ai do të zbatohet”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Veterineri Rami Selmani ka pasur një takim me kryetarin e komunës Bilall Kasamin dhe i ka ofruar model që kjo çështje të ketë një zgjidhje afatgjate.

“Ne kemi qenë me një takim me kryetarin e komunës dhe ja kemi sqaruar modelin më të mirë që mund të bëhet në Tetovë. Duhet të veprohet ndryshe edhe të jetë qyteti i parë në Maqedoni që të bëhet diçka e veçantë dhe të jetë e suksesshme. Ajo është grumbullimi i qenve në rrugë dhe mbajtja në strehimore. Ky është modeli i vetëm që do të jetë i suksesshëm”, tha Rami Selmani , veteriner.

Qyteti Tetovës për momentin është stërmbushur nga qenë endacakë, ndërsa në gjykatë ka plot qytetarë që kanë fituar procese gjyqësore dhe ende nuk kanë marr kompensime. Javë më parë, në Tetovë vetëm për një orë u kafshuan tre qytetarë./TV21/

TË FUNDIT

Kurti vizitoi bujqit e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, ka komentuar për kohën e të korrave në Kosovë. Kurti u...

Aksident i rëndë në Strumicë, lëndohen 13 persona, në mesin e tyre edhe një fëmijë gjashtë vjeçar

Trembëdhjetë persona janë lënduar nga përplasja e dy automjeteve të pasagjerëve me targa të Strumicës, e cila ka ndodhur dje pasdite në ora 16:20...

Në V.K. “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” pritet deri në 30 minuta

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend prej VK “Tabanocë” për hyrje është rreth 20-30 minuta,...

Digjet një shtëpi në Pejë, pamje nga vendi i ngjarjes

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së dielës në qytetin e Pejës. Nuk dihet ende për numrin e të lënduarve apo shkaktarin e...