Paneli me temë ʺMenaxhimi dhe sfidat e pushtetit lokal gjatë pandemisë (Kumanovë, Gjilan, Preshevë dhe Likovë) i organizuar nga “NGO PULSE OF DEMOCRACY” do të mbahet nesër më datë 15.02.2022 në sallën e ish-Komitetit në Kumanovë me fillim nga ora 13.00.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë:
Erkan Arifi – Kryetar i komunës së Likovës
Maksim Dimitrievski – kryetar i komunës së Kumanovës
Alban Hyseni – kryetar i komunës së Gjilanit
Ardita Sinani – kryetare e komunës së Preshevës
“Debati është i hapur për qytetarët, OJQ-të dhe mediumet, duke i lutur që të respektohen masat shëndetsore”, kanë shkruar nga “NGO PULSE OF DEMOCRACY”
Për ata që dëshirojnë ta ndjekin debatin nga largësia do të ketë edhe livestream në faqen te facebook-ut.