29.8 C
Skopje

Bujqësia e pastër/ Fermeri nga Dimali tregon si i rrit bimët pa pesticide të dëmshme

Fermeri nga Samatica e Dimalit, Mariglen Ziu në njërën nga serat e tij me domate ka vendosur që bimën të mos e kurojë me pesticide dhe insekticide.

Teknikat e reja europiane, sipas Mariglenit, sigurojnë një prodhim të cilësor dhe pa mbetjet helmesh të rrezikshme.

Për të pastruar emrin dhe namin e keq që Shqipëria ka për mbetjet e pesticideve në perime unë kam vendos të përdor këtë shirit ngjitës që garanton produkt të pastër. Pse them që bima rri e pastër? Ky shirit ka një aromë që tërheq insektin dhe insekti ngjitet këtu dhe jo në bimë për këtë arsye bima shpëton.

Më parë si e luftoje krahëbardhën? Më të gjitha insekticidet? Dhe si rezultonte?

Ne blinim pesticide dhe insekticide që në etiketë shënoheshin si plehra kimike por në përmbajtje ishin pesticide ose insekticide që ishin shumë të dëmshme. Shumë herë prodhimet tona bujqësore ktheheshin nga eksporti për arsye të ngarkesës së këtyre lëndëve të dëmshme.

Fermeri pret që të gjashta katet e bimës së domates të mbushen me kokrra, sipas tij pjalmimi me bletë do të shtojë sasinë e prodhimit.

“Bleta rrit prodhimin në serë. Konkretisht nëse bima ka 7 lule bleta do t’i planoi të 7 lulet ndërsa me hormone do të pllenohen vetëm 3 lule. Kështu do të kemi prodhim organik për konsumatorin”.

Përdorimi i preparateve kimike të rrezikshme në prodhimin bujqësor, jo gjithmonë bëhet me dëshirën e fermerit. Shumë herë fermerët mashtrohet nga importuesit e preparateve kimike, lënda aktive që duhet të luftojë sëmundjet në bimë nuk është ajo që shënohet në etiketë. Për këtë arsye për të shpëtuar prodhimin bujqësor fermerët detyrohet të spërkasin prodhimin bujqësor disa herë në sezon me pesticide të skaduara ose me pesticide të palejuara./Burimi:TopChannel

TË FUNDIT

ITSHKSH: Shkulja e bredhit të Nënë Terezës, akt barbar!

Nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup sot kanë reaguar për shkuljen e bredhit të Nënës Terezë në sheshin e...

Merko: Dita e pavarësisë së SHBA-së është moment kyç për demokracinë dhe historinë botërore

Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko uron 4 Korrikun, festën e madhe kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dita e pavarësisë së...

Zv/ministri Bushi: Gëzuar 4 Korrikun Amerikë, mike e RMV-së dhe aleate e shqiptarëve

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi sot përmes një fraze të presidentit historik të SHBA-ve, John F. Kennedy në faqen e tij zyrtare në facebook...

Konsultimet për propozimin francez, Kovaçevski sot takon Selën

Vazhdojnë konsultimet për propozimin francez për fillimin e negociatave inkuadruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Për sot në orën 11...