31.8 C
Skopje

Tre arsye pse Ziadin Sela nuk duhet të kandidojë për një mandat të tretë!

1. ARSYE PARIMORE

Dallimi i Ziadin Selës nuk ka qenë vetëm në raport me pushtetin por dhe me partitë opozitare, duke ngrit një standard ndryshe në perceptimin e kryetarit të partisë, ku kryetari nuk shihet më si pronar i partisë e partia si pronë private e kryetarit.
Aleanca është ngritur mbi parimet e dhënies së përgjegjësisë, qoftë ai dhe lideri dhe ky parim nuk duhet të thyhet.

Aleanca është ngrit mbi parimin që vullneti fillon prej poshtë, e përgjegjësia prej lartë.

Se sa parime të qarta dhe të drejta janë në raport me përgjegjësinë dhe sjellen e kryetarit më së miri i argumenton vetë kryetari ne fillimet e LRPDSH-ës.

2. ARSYE ORGANIZATIVE

Në situaten që jemi, ku sipas disa raporteve kemi regjim, e sipas disa tjerave kemi regjim hibrid unë mendoj që reagimi opozitar ka qenë gabim, në shumicën e rasteve më shumë shërbyer si mjet për me i amortizu pakënaqësitë, se sa me kapitalizu revoltën qytetare në rrëzimin e këtij regjimi.

Jemi në një situatë ku ky regjim skandal pas skandali, duke filluar me rastet e montuara, krim e korrupsion në nivele të larta, nepotizëm, shkatërrim të sistemit të drejtësisë duke vendosur njerëz përmes telefonatave në pozita si gjykatës e prokuror,të burgosur të pafajshëm e kriminel në liri, shkatërrim të sistemit arsimor, shkatërrim të sistemit shëndetësor duke përfunfuar dhe me raste fatale, si djegja e spitalit modulær në Tetovë .
Të gjithë këtë arsye për revoltë, Aleanca nuk ka ditur ta kapitalizojë në rrëzimin e qeverisë përmes protestave popullore, por ka shërbyer si mjet për amortizimin e pakënaqësisë përmes disa preskonferencave që harroheshin për tre ditë.

Sjellja konstruktive dhe institucionaliste e Aleancës ka shërbyer në normalizimin e BDI-së nga një struktur kriminale të perceptohet në popull si parti normale.

Fundja revolta ndodhi nga populli, nuk ka protest më të madhe se sa largimi nga vendlindja dhe kjo për shkak të padrejtësive të regjimit dhe nga paaftësia e Aleancës për tu përballur me regjimin.

Pëzgjedhja e deputëve dhe funksionarëve të partisë, ka qenë gabim.
Ka një hendek mes funksionarit të partisë, i cili bënë jetë aristokrate i rrethuar mes miqsh, në zyra e kafene me befinicionet që ia jep pozita dhe aktivistit të aleancës që në shumicë është rast social, ose krah pune e që shumë rrallë i jepet mundësia për ti shpreh pakënaqësitë për arsye se funksionarët nuk janë në terren.

Nuk ka pas kriteriume të vendosura të cilat do t’i impononin funksionarit obligimet që i ka ndaj votuesit, aktivistit dhe organizatës dhe kjo ka sjellë situaten ku në funksione partiake kemi njerëz që nuk i përgjigjen pozitës në të cilën janë vendosur.

Aktiviteti i deputetëve si artileria më e fortë në luftën ndaj pushtetit ka qenë nën nivel dhe si rrjedhoje kemi deputet edhe pse në opozitë janë për shumë votues njerëz të panjohur.

Sa fjalime ka mbajtur kryetari në parlament në këtë mandat edhe pse pika më e fortë e tij është elekuenca në të folur dhe argumentimi në fjalime?

3 ARSYE STRATEGJIKE

Me Ziadin Selën ne krye të partisë do të jemi në defanzivë, e gjithë nervat energjia do të shkojnë duke argumentu se ne nuk jemi Pdsh, se Ziadini nuk është Thaçi dhe kjo nuk na lejon që të ngrisim frymën e fitores dhe për pasoj do e çoj partinë drejt tkurrjes.

Ziadin Sela është themelues dhe aset i aleancës por kontributi i tij mendoj që duhet të jetë në terren dhe në parlament dhe jo në krye të partisë.

Me Taravarin në krye të partisë shumë leht do të ngritej naracioni i fitores nga fakti që ka arritur që në Gostivar të krijoj ekip fitues, të shpartalloj Bdi-në, qeverinë dhe gjith regjimin hibrid.

Arsyeja tjetër është që Taravari për votuesin e pavendosur është më i kapshëm dhe kjo do të na mundsonte në rritjen e partisë , krijimin e frymës së fitores dhe rrëzimin e regjimit./fol.mk

TË FUNDIT

Vlora Dumoshi: Djali im për shkak të Qeverisë Kurti 1 nuk do të kthehet më në Kosovë

Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në emisionin ‘Personale’ me Krenare Vokshi-Shala, ka treguar se si djali i saj (Rroni Dumoshi), i...

Vajza e Madonna-s, Lourdes, shfaqet në pistën e modës me kostum të ngushtë në Javën e Modës në Paris

Lourdes Leon, modelja 25-vjeçare, e bija e Madonna-s, eci në pistë gjatë shfaqjes së veshjeve për meshkuj Marine Serre Pranverë Verë 2023 në Javën...

Gashi: Janë bërë shkelje kushtetuese në ligjin për KPK-në

Të mërkurën e 29 qershorit, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka informuar se ka bërë kërkesë në Institucionin e Avokatit të Popullit për referimin...