31.8 C
Skopje

Visar Ganiu: Fuqizimi i gruas në shkencë është ardhmëria e vendit

Me mbështetjen e Komunës së Çairit dhe në organizim të Rrjetit të Gruas në Shkencë, sot në mënyrë madhështore u shënua Dita ndërkombëtare e Grave dhe vajzave në Shkencë – 11 Shkurti.

Gjatë fjalimit të tij kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu theksoi se fuqizimi i gruas veçanërisht në shkencë është ardhmëria e vendit. Ai ka shtuar se pjesëmarrjen e gruas në shkencë duhet ta shikojmë si arritje dhe domosdoshmëri për mbarë shoqërinë.

“Gratë duke qenë shtylla kryesore e familjes, nëna, bashkëshorte, motra, pse mos të jenë edhe shtylla kryesore e shtetit në fushën e shkencës, e kërkimeve shkencore, e zbulimeve shkencore, sepse gruaja është në fakt dora që lëviz njerëzim. Unë nuk do të shkoj shumë larg për të dhënë shembuj, do të ndalem pikërisht në Çairin tonë të bukur aty nga ku rrjedhin shumë gra e vajza të suksesshme nga degë të ndryshme të mjekësisë, shkencave kompjuterike, shkencave shoqërore aty ku ka qindra profesoresha të cilat sot janë shëmbëlltyrë e arritjeve shkencore, mësimdhënëse nga ciklet më të ulëta deri në ato më të lartat. Aty ku ka 11 institucione edukativo-arsimore, e ndërsa 7 prej tyre udhëhiqen nga gra të dëshmuara dhe me bagazh tejet të fuqishëm. Arsyeja se pse po e potencoj se nga kush udhëhiqen këto institucione është ajo se pikërisht nga këtu dalin shkencëtaret e shkencëtarët e ardhmërisë sonë”, ka thënë Ganiu.

Ai ka theksuar se nëse një fëmije i jepet që nga hapat e parë shembulli se si duhet të jetë pozita e gruas në shoqëri, se gruaja nuk është vetëm për punët e shtëpisë por se ajo mund të jetë një shkencëtare, një presidente, një deputete, një profesoreshë, një drejtoreshë, avokate, mjeke, gjeodete apo arkitekte, ajo shoqëri nuk do të dështojë asnjëherë.
Ndryshe, në Manifestimin e sotëm me rastin e Ditës ndërkombëtare të Grave dhe vajzave në Shkencë morën pjesë edhe zonja e parë e shtetit Elizabeta Gjorgjievska, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sikurse edhe shumë gra dhe vajza të kyçura në shkencë.

TË FUNDIT

Nafta nga mesnata më lirë në Maqedoni, ja si do jenë çmimet

Komisioni Rregullator për Energjetik në mbledhjen e sotme ka sjellë vendim që të lirojë për 2.50 denarë çmimin e dizelit, ndërsa nuk ka ndryshim...

Vlora Dumoshi: Djali im për shkak të Qeverisë Kurti 1 nuk do të kthehet më në Kosovë

Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në emisionin ‘Personale’ me Krenare Vokshi-Shala, ka treguar se si djali i saj (Rroni Dumoshi), i...

Vajza e Madonna-s, Lourdes, shfaqet në pistën e modës me kostum të ngushtë në Javën e Modës në Paris

Lourdes Leon, modelja 25-vjeçare, e bija e Madonna-s, eci në pistë gjatë shfaqjes së veshjeve për meshkuj Marine Serre Pranverë Verë 2023 në Javën...

Gashi: Janë bërë shkelje kushtetuese në ligjin për KPK-në

Të mërkurën e 29 qershorit, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka informuar se ka bërë kërkesë në Institucionin e Avokatit të Popullit për referimin...