29.8 C
Skopje

Snoop Dogg akuzohet për abuzim seksual

Snoop Dogg po akuzohet për abuzim seksual ndaj një gruaje për një ngjarje të ndodhur në 2013. Në fillim të kësaj jave, një grua e njohur si Jane Doe, ka ngritur padi ndaj reperit me pretendimin se ky i fundit e ka detyruar për seks oral pas përfundimit të një koncerti.

Sipas TMZ, ajo pretendon se pas eventit, përfaqësuesi i Snoop u ofrua ta dërgonte në shtëpi, por në fakt përfundoi duke e çuar në shtëpinë e Snoop. Sipas saj, mëngjesin e nesërm ai abuzoi seksualisht kundër dëshirës së saj.

Më tej, gruaja tregon se përfaqësuesi i tij i premtoi se do t’i gjente një rol në programin e ardhshëm televiziv. Pas padisë së ngritur, ajo pretendon që Snoop ta dëmshpërblejë me $10 milionë.

Snoop Dogg akuzohet për abuzim seksual

Nga ana tjetër, reperi ka mohuar çdo akuzë, duke ironizuar edhe përmes një postimi në Instagram.

TË FUNDIT

ITSHKSH: Shkulja e bredhit të Nënë Terezës, akt barbar!

Nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup sot kanë reaguar për shkuljen e bredhit të Nënës Terezë në sheshin e...

Merko: Dita e pavarësisë së SHBA-së është moment kyç për demokracinë dhe historinë botërore

Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko uron 4 Korrikun, festën e madhe kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dita e pavarësisë së...

Zv/ministri Bushi: Gëzuar 4 Korrikun Amerikë, mike e RMV-së dhe aleate e shqiptarëve

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi sot përmes një fraze të presidentit historik të SHBA-ve, John F. Kennedy në faqen e tij zyrtare në facebook...

Konsultimet për propozimin francez, Kovaçevski sot takon Selën

Vazhdojnë konsultimet për propozimin francez për fillimin e negociatave inkuadruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Për sot në orën 11...