20.8 C
Skopje

Si mund të përfitosh akoma më shumë nga ofertat e blerjeve online?

Tani, po që është e mundur të përfitosh nga blerjet online nëpërmjet kartës së debitit Visa Inspire të Intesa Sanpaolo Bank Albania. Realizo pagesat e nevojshme kudo që ndodhesh dhe merr cashback për blerjet e tua. Duke filluar nga data 1 shkurt 2022, për çdo 5 blerje mbi vlerën e 1000 Lekë secila me kartën Visa Inspire, online apo në POS-e, të kreditohen 500 Lekë në llogarinë tënde.

E vjetra nuk del kurrë nga moda, mbetet klasike përgjithmonë. E njëjta gjë vlen edhe për kartën e debitit Visa Inspire, një ndër kartat e para që Intesa Sanpaolo Bank Albania ka bërë pjesë të portofolit të klientëve të saj. Dhe sot, kjo kartë risillet në vëmendje me një funksionalitet të domosdoshëm për ty, atë të blerjeve online.

Kartën e debitit Visa Inspire tashmë mund ta përdorësh për të realizuar blerje në dyqanet e tua të preferuara online, abonimin në paketa apo shërbime të ndryshme, marrjen me qira të makinave apo rezervimin e hoteleve, apo kryerjen e transaksioneve për porositë me email dhe telefon. Të gjitha këto shërbime nëse kryhen për tregëtarë brenda Shqipërisë nuk kanë asnjë komision. Gjithashtu, me kartën e debitit Visa Inspire mund të kryesh blerje në çdo POS në Shqipëri (pika shitjeje), pa asnjë komision. 

Ky opsion u shtohet përfitimeve të shumta që karta e debitit Visa Inspire nga Intesa Sanpaolo Bank Albania të ofron për blerjet cash. Nuk ka rëndësi nëse ndodhesh brenda ose jashtë vendit pasi me kartën e debitit Visa Inspire me vete mund të tërheqësh para, pa asnjë komision, në të gjitha ATM-të e grupit Intesa Sanpaolo në 12 shtete të botës.

Nëse je klient i Intesa Sanpaolo Bank Albania por ende nuk e ke kartën Visa Inspire, tani është e mundur të aplikosh për kartën Visa Inspire jo vetëm në Degë por edhe tërësisht online, përmes aplikacionit dixhital Digital Banking. Apliko online vetëm nëpërmjet disa hapave të thjeshtë dhe zgjidh të marrësh kartën në degën më pranë teje.

Ktheji blerjet e tua në kënaqësi duke përfituar nga lehtësirat dhe shpërblimi që merr falë përdorimit të kartës së debitit Visa Inspire nga Intesa Sanpaolo Bank Albania!

TË FUNDIT

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve: Ka grurë nuk duhet të ketë frikë

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, ka deklaruar se Kosova nuk rrezikon të mbesë pa grurë dhe se qytetarët nuk duhet të kenë...