29.8 C
Skopje

Rikandidimi i Ziadin Selës për kryetar të ASH-s është antistatutar!

Duke  i u  referuar emisionit të mbrëmshëm në Win-Win në televizionin Telma, Ziadin Sela iu rikthye dilemës rreth rikandidimit në krye të Aleancës për Shqiptarët.

Ai mbrëmë në këtë emision deklaroi se nuk e ka ndërmend të jetë kryetar i përjetshëm i kësaj partie dhe se me statut atij i kufizohet mandati në 8 vjet. Andaj, pasi që Ziadin Sela është kryetar që nga viti 2015, ai sipas stautit nuk ka të drejtë të rikandidoj.

Gjithsesi, z. Sela dhe mbështetësit e tij, të cilët zakonisht janë funksionar nga zonat humbëse të zgjedhjeve lokale mbështeten në ribrendimin e partisë, pasi që me ribrendimin nga Lëvizja për reforma – PDSH, nuk është bërë riregjistrim i partisë, por vetëm ribrendim, andaj kufizimi i mandatit sipas statutit është valid për z. Sela.

Ai e di këtë, prandaj në emisionin e mbrëmshëm u vërejt pasiguria e tij sa i përket rikandidimit antistatutar, edhe pse shkelja e statutit nuk është i panjohur për të duke marrë parasysh ndërhyrjen e tij antistaturare në kandidimin e kandidatëve për kryetar komune./fol.mk

TË FUNDIT

Bislimi: Anëtarësimi i Finlandës në NATO duhet të bëhet sa më shpejt, e të pasojë me Kosovën

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi në konferencën e përbashkët me ministren finlandeze për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e...

Grubi: Urime Dita e pavarësisë Amerikë!

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka uruar Ditën e pavarësisë së Amerikës. Grubi është shprehur...

Edi Rama uron ShBA-të për Ditën e Pavarësisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Rama ka shtuar se Dita e Pavarëssisë së...

ITSHKSH: Shkulja e bredhit të Nënë Terezës, akt barbar!

Nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup sot kanë reaguar për shkuljen e bredhit të Nënës Terezë në sheshin e...