Refuzohet propozimi i VMRO-së, mbetet Qeveria e “Përzhinës”

0
72

Refuzohet propozimi I opozitës për heqje të Qeverisë së Përzhinës, ai nuk e kaloi as filtrin e parë, pasi vetëm 32 deputetë votuan “PRO” nevojës për këto ndryshime, ndërsa 55 deputetë të tjerë votuan “KUNDËR”. Propozimi për ndryshimin e ligjit për Qeveri, parashihte largimin e dispozitave që kanë të bëjnë me funksionimin e Qeverisë teknike, 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare.

“Këtë zgjidhje ligjore e dorëzojmë për arsye se për të njejtën është debatuar në një nga takimet e fundit të përfaqësuesve të partive më të mëdha politike, e dijmë që ligji është sjellur në mënyrë konsensuale dhe vlerësojmë se në pajtueshmëri me atë që është biseduar, I njejti do të duhej të tërqihet, si do të mundej në shtet të kthehet mënyra për ligjin e qeverisë dhe funksionimi i qeverisë para dhe pas zgjedhjeve, për një arsye, sepse për jofunksionalitetin e kësaj zgjidhjeje ligjore e kemi pasur mundësinë ta shohim në disa raste. ”, tha Nikola Miceski nga VMRO DPMNE.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, gjatë seancës e shfrytëzoi të drejtën për procedurale, ku mes tjerash foli edhe përse votoi kundër këtyre ndryshimeve.

“Përse nuk e mbështeta ligjin për Qeveri, nuk e mbështeta ligjin për qeveri sepse brenda një viti mund të ketë marrëveshje ndërpartiake, të dilet me marrëveshje dhe në orën 8 të mëngjesit të vjen propozim ligj. Ai ligj ka ardhur në formë konensuale dhe në mënyrë konsensuale do të dorëzohet në Kuvend, atëherë kur do ta nënshkruajnë koordinatorët e grupeve parlamentare më të mëdha ”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Ka reaguar kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Kishim marrëveshje, por siç ndodh zakonisht. Aq vlen marrëveshja. I tillë është mentaliteti I këtyre njerëzve. Jepet dora, flitet një gjë në tavolinë, pastaj më vonë flitet gjë tjetër. Më vjen shumë keq që Kovaçevski vazhdon të sillet siç sillej mentori I tij”, u shpreh Hristijan Mickoski.

Partitë në pushtet kanë theksuar se janë pro heqjes së qeverisë teknike, por se për këtë paraprakisht duhet të ketë konsensus mes partive politike. /KlanMacedonia/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here