Kryetari i Komunës së Strugës, RamizMerko, ka dhënë një njoftim për qytetarët e Strugës lidhur me projektin e ndërrimit e gypave të asbestit për ujësjellësin e qytetit.
“Po punohet intensivisht në përgatitjen e dokumentacionit teknik për ndërrimin e gypave të asbestit për ujësjellësin e qytetit të Strugës. Ky projekt është planifikuar për të reduktuar humbjet e ujit në sistem si dhe për të përmirësuar cilësinë e tij.”, ka shkruar ai.
Kjo sipas tij, është faza e parë, për të vazhduar pastaj me konceptet e financimit të ndërtimit.
“Situata aktuale me ujësjellësin është rënduar shumë pikërisht për shkak të humbjeve të mëdha të tubacioneve të cilat janë të vjetra më shumë se 50-60 vite, me defekte të shpeshta dhe humbje uji në sistem në disa pjesë të qytetit edhe deri në 70%”, ka shkruar Merko në Facebook.