I pari i komunës së Tetovës publikoi emrat e kontratave, personat të cilat kanë marrë para nga komuna. Por cili ishte gabimi i Kasamit në këto publikime.
E para dëmtimi i imazhit të gjithë atyre që kanë punuar hakikat në komunën e Tetovës, që sot ndjehen të ofenduar, ku Kasami nuk i ka selektuar, e dyta është publikimi i emrave të familjeve të dëshmorëve që është një ndër gabimet që nuk do ti falet Kasamit, që ka shumë familje të dëshmorëve që janë ndihmuar nga komuna e Tetovës.
Po ashtu publikimi i emrave në opinion u bë pikërisht për të mbuluar dështimin e 3 mujorit të parë të kreut aktual të Tetovës.
Ajo që është akoma më e rëndë këtu ka të bëjë edhe me shkeljen e privatësisë të të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut në Komunë që janë mbi 70% të 511 kontratave.