Mbrëmë, Kuvendi zgjodhi zëvendësministrat e rinj të kabinetit të ri qeveritar. Ndër to, u zgjodh edhe zëvendësministri i mbrojtjes, Bashkim Hasani, përcjell Flaka. Hasani të cilit për të dytën herë i besohet ky post, në faqen e tij në Facebook zbulon se çfarë e porositi lideri i partisë, Ali Ahmeti pas rizgjedhjes.
“Ata që nuk punojnë nuk kanë atdhe! Punoni si në tokën tuaj e mos pritni që tjetri t’ju thotë puna e mbarë!Një mandat i ri në mbrojtje! Vazhdojmë bashkë”, shkruan Hasani.

Krahas Hasanit, për zëvendësministra Kuvendi zgjodhi sonte edhe:
Agim Nuhiu, zv/ministër i Drejtësisë
Nazim Bushi, zv/ministër i Punëve të Brendshme
Xhabir Doko, zv/ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve
Fatmire Isaku, zv/ministre e Punëve të Jashtme
Abdulshyqyr Abedini, zv/ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe menaxhimit me ujërat
Bekim Rexhepi, zv/ministër i Transportit dhe Lidhjeve
Daim Luçi, zv/ministër i Kulturës
Lulzim Aliu, zv/ministër i Arsimit dhe Shkencës
Enver Husijni, zv/ministër i punës dhe politikës sociale
Filip Nikolloski, zv/ministër i Financave
Zoran Manevski, zv/ministër i Ekonomisë
Vlladimir Rendevsk, zv/ministër i Shëndetësisë
Zoran Dimitrovski, zv/ministër i Vetëqeverisjes Lokale
Aleksandar Bajdevski, zv/ministër i Shoqërisë Informatike dhe Adminstratë
Hristina Oxhaklieska, zv/ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.