20.8 C
Skopje

Grubi-Reka: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të koordinuara në rrugën e integrimit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka pritur në një takim pune ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe ambasadori Reka shkëmbyen mendime rreth marrëdhënieve aktuale dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe nevojën e intensifikimit të tyre për tejkalimin me sukses të sfidave drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Gjatë këtij takimi ambasadori Reka përgëzoi Grubin për riemërimin e tij në pozitën e Zëvendëskryeministrit të parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive duke i dëshiruar sukses dhe vazhdimësi efikase të koordinimit institucional me Republikën e Shqipërisë në interes të qytetarëve të të dyja vendeve.

Nga ana e tij, Zëvendëskryeministri i parë Grubi falënderoi ambasadorin Reka për urimin dhe shprehu rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë që të dyja vendet duhet t’i japin njëra tjetrës në prioritetet e përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve dhe avancimit të nivelit të komunikimit dhe bashkëpunimin më efikas tregtar duke krijuar predispozita bashkëkohore infrastrukturore.

Grubi njoftoi ambasadorin Reka për fazat e realizimit të projekteve të rëndësishme të ndërlidhjes infrastrukturore më efikase mes të dyja vendeve si: Korridori 8, Rruga e Arbërit, lidhja e transmetimit energjetik Manastir – Elbasan dhe projekte të tjera madhore.

Grubi dhe Reka u dakorduan se gëzon fakti që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria njëzëri po vazhdojnë të ruajnë partneritetin konstruktiv përmes ndihmës dhe përkrahjes dypalëshe me qëllim arritjen e qëllimeve të përbashkëta strategjike, anëtarësimin e plotë në Bashkimin Europian.

Në fund të këtij takimi të dy bashkëbiseduesit folën edhe për marrëdhëniet e mira ndër fqinjësore dhe për zbatimin e përpiktë të Marrëveshjes së Ohrit në përputhje me kushtetutën e vendit me theks të veçantë respektimin e barazisë gjuhësore dhe të përfaqësimit të drejtë institucional.

TË FUNDIT

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve: Ka grurë nuk duhet të ketë frikë

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, ka deklaruar se Kosova nuk rrezikon të mbesë pa grurë dhe se qytetarët nuk duhet të kenë...

Ganiu: UNT-ja është tempulli i vërtetë i diturisë

Universiteti “Nënë Tereza” është tempulli i vërtetë i diturisë. E studentët e këtij Universiteti janë e ardhmja jonë e ndritur, janë progresi jonë, janë...