22.8 C
Skopje

Destinacionet më të bukura në Shqipëri, vazhdon të mbajë të mbërthyer përpara ekranit publikun holandez

Shqipëria u përzgjodh si destinacion për xhirimet e 12 serive të sezonit 22 për vitin 2022 të emisionit televiziv më të shikuar në Holandë, “Wie is de Mol”(Cili është i infiltruari?).

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u shpreh sot se, seritë e këtij Tv show më të ndjekur në Holandë vijojnë të shfaqen në Holandë, duke prezantuar para publikut holandez, gjuhën, kulturën, traditën dhe relievin e pasur natyror të Shqipërisë.

“Seritë e TV show më të ndjekur në Holandë  “Wie is de Mol”, zhvilluar në destinacionet më të bukura në Shqipëri, vazhdon të mbajë të mbërthyer përpara ekranit, çdo të shtunë publikun holandez dhe vençanërisht fëmijët, të cilët me shumë kuriozitet po njihen me gjuhën, kulturën, traditën dhe relievin e pasur natyror të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

“Faleminderit Wie is de Mol?  për këtë promovim. Ju mirëpresim përsëri në vendin e shqiponjave”, thekson MEPJ.

Shqipëria u përzgjodh si destinacion për xhirimet e 12 serive të sezonit 22 për vitin 2022 të emisionit televiziv më të shikuar në Holandë,  (Cili është i infiltruari?).

Në emisionin me audiencë prej mbi 4 milionë shikuesish, 11 konkurrentë, personazhe VIP holandezë erdhën në Shqipëri dhe xhiruan lojërat me sfida dhe aventura, në vendet më të bukura dhe mbresëlënëse të Shqipërisë.

TË FUNDIT

Zv/ministri Bushi: Gëzuar 4 Korrikun Amerikë, mike e RMV-së dhe aleate e shqiptarëve

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi sot përmes një fraze të presidentit historik të SHBA-ve, John F. Kennedy në faqen e tij zyrtare në facebook...

Konsultimet për propozimin francez, Kovaçevski sot takon Selën

Vazhdojnë konsultimet për propozimin francez për fillimin e negociatave inkuadruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Për sot në orën 11...

Ganiu: Sot po festojmë ditëlindjen e 246 të djepit të demokracisë, lirisë e prosperitetit

Kryetari i komunës Çair, Visar Ganiu ka uruar ditëlindjen e 246 të Amerikës. Sipas Ganiut, kjo festë sa ka rëndësi për amerikanët po aq...

Byrnes: SHBA mbështet bisedimet në RMV mbi propozimin francez

Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kate Byrnes përmes një shkrimi në Twitter ka shprehur mbështetjen për bisedimet e brendshme që po zhvillohen...