Ish, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në emisionin “Utrinski Brifing”, që transmetohet në Sloboden Pecat ka folur për arritjet që kreu Bilall Kasami i ka arritur brenda periudhës tre mujore prej kur e mori mandatin, njofton indeks.mk
Arifi ka thënë se qytetarët e Tetovës po e pësojnë nga Kasami.
“Arritjet e mëdha në tre mujorin e parë të Bilall Kasamit janë, heqja e shtegut të biçikletave, ndalimi i transportit publik që u financua me mjete të bankës botërore, si dhe shtrejtimi i parkingjeve, kurse qytetarëve në fushatë u premtoi parkingje pa pagesë”, tha Arifi./indeks.mk/